Dështimi i Juventusit në Ligën e Kampionëve, duket e se i ka lëkundur njëherë e mirë themelet e klubit, i cili është zgjuar dhe gjatë verës do të formojë Juventusin e ri.
Çdo gjë do të nisë nga trajneri, i cili me shumë mundësi nuk do të jetë Alegri. Mediat italiane vertetë e kanë konfirmuar, por takimi mes tij dhe presidentit po vonon dhe dyshimet për një largim, janë shtuar. Tukel ëshët emri i ri më qarkulloi sot, në media për të marrë drejtimin e ekipit.
Juventusi gjatë verës do të kujdeset dhe “Fair Play-n” financiar duke shitur disa nga yjet e ekipit. Pjaniç, Kanselo, Higuain, Dibala apo dhe Dagllas Kosta mund të jenë të sakrifikuarit.
Nga ana tjetër klubi do të bëjë deri në 5 ndërhyrje cilësore në merkato, duke kërkuar lojtarë si De Ligt, Kieza, Hames Rodrigez apo dhe Rabiot.
Mbetet të shihet se sa këto burime të mediave italiane do të vërtetohen në fund të merkatos. E vetmja gjë e sigut është se në Torino do të ketë mjaftueshëm hyrje-dalje.
g.kosovari