Sony ka realizuar një aplikacion për mesazhe për pajisjet iOS dhe Android, i quajtur PlayStation Messages. Aplikacioni është një mënyrë e thjeshtë për të qëndruar në kontakt me miqtë tuaj në rrjetin PlayStation
Më parë, nëse duhet të kontaktonit me miqtë tuaj në rrjetin PlaySation, ju duhet të përdornit konsolën ose nëpërmjet aplikacionit PlayStation, i cili është pojektuar për të kryer disa funksione. Ndërsa aplikacioni PlayStation Messages i dedikohet vetëm bisedave të përdoruesve nëpërmjet mesazheve. Ju mund të kontaktoni një ose disa miq në të njëjtën kohë. Ju mund të dërgoni gjithashtu edhe emoji. Aplikacioni tregon miqtë që janë online dhe nga cilat pajisje po ju shkruajnë. Ju mund ta shkarkoni aplikacionin në pajisjet iOS dhe Android.