• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gashi rrëfen për rrugëtimin e Shqipërisë në ëndrrën e Europianit

by Java News
10/07/2016 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në momentin kur Europa pret të mësojë kampionin e saj, lojtarët shqiptarë i janë rikthyer rutinës.  Një prej tyre është edhe Shkëlzen Gashi, që pas eliminimit të Kombëtares nga Euro 2016, udhëtoi drejt Amerikës për të vijuar sezonin me Colorado Rapids.

Në një intervistë për gazetën zvicerane, “Blick”, sulmuesi kuqezi iu rikthye emocioneve të turneut në Francës, duke theksuar se “ruan kujtime të bukura nga Kampionati Europian, atmosfera e krijuar në stadiume, por edhe mbështetja unike nga tifozët kuqezi dhe entuziazmi në të gjitha trojet shqiptare”.

Sipas 27-vjeçarit, në Shqipëri do të flitet gjatë për pjesëmarrjen historike në një turne madhor. Gashi rikujtoi edhe momentet e ankthit, kur Shqipëria ndiqte ndeshjet e skuadrave të tjera pjesëmarrëse nëpërmjet televizorit dhe priste të mësonte nëse fitorja me Rumaninë do të ishte e mjaftueshme për t’u kualifikuar nga faza e grupeve.

Një ëndërr që nuk u realizua, por që sipas sulmuesit të Kombëtares “këto janë rregullat dhe duhen pranuar”. Më tej, Shkëlzen Gashi u shpreh se në sfidën ku Shqipëria debutoi në Euro 2016 përballë Zvicrës, të besuarit e Gianni De Biasi-t mund ta kishin merituar një pikë, por me gjithë humbjen treguan se kuqezinjtë nuk dorëzohen për asnjë moment.

Sulmuesi e vlerësoi ndeshjen me Zvicrën e gjashtë shqiptarëve si një përballje tejet emocionuese, ndërsa tha se fati nuk ishte me të, në momentin e golit të shpërdoruar në fundin e sfidës, shkruan shqip.

Shkëlzen Gashi shprehu besim se pas sigurimit të një vendi në Kampionatin Europian, Kombëtarja do të ketë të tjera mundësi për të marrë pjesë në një turne madhor, ndërsa i ngacmuar rreth së ardhmes dhe spekulimeve se për shërbimet e tij interesohet Pescara në Serinë A italiane, nënvijëzoi se është i përqendruar vetëm te Colorado, pasi dëshiron të fitojë titullin kampion në Shtetet e Bashkuara.

Next Post

Legjenda e futbollit Pele martohet me një grua që e takoi në ashensor (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In