Skuadra italiane, Pescara ka shfaqur interesim për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashin.
Shkëlzen Gashi ka mundësin që karrierën sërish ta vazhdoj në Evropë. Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, skuadra e Pescaras i ka hedhur sytë nga sulmuesi shqiptar.
Gashi mund ta refuzoj këtë ekip për arsyeje të rrogës së madhe që ai kërkon.
Te ekipi amerikan, Colorado, Gashi përfiton rreth 1,5 milionë dollarë në vit, një shifër e cila për një klub si Peskara është e papërballueshme.
Megjithatë, klubi italian po monitoron situatën dhe nëse Gashi do të mërzitet nga eksperienca amerikane, është gati të bëjë lëvizjen për ta marrë në Serinë A. (b.an)