• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gashi: Kisha mundësi zgjedhjeje, krenar që vendosa për Shqipërinë

by Java News
02/03/2016 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkëlzen Gashi ka rrëfyer në një intervistë me sitin zyrtar të klubit të tij, Colorado Rapids, arsyen pse zgjodhi kampionatin amerikan, përvojën në Zvicër si dhe pse vendosi të luante me Shqipërinë para vendit ku është rritur.

“Që në momentin e parë kur mbërriti në Denver për të firmosur kontratën, ai ra në sytë e shokëve të ekipit për kostumin e zi dhe fiksimin që kishte për të qenë sa më i kuruar në imazhin e tij.

Përpara bisedës me mediat dhe filmimeve që do të bëheshin, ai kontrollon xhaketën. Më pas, kontrollon sërish… dhe sërish…

Për të gjithë la një përshtypje se bëhet fjalë për një futbollist me vetëbesim të lartë: Ky djalë e di se çfarë po bën dhe tashmë ka zgjedhur ta bëjë për Colorado Rapids.

Së jashtmi, blerja e tij mund të lidhet me një surprizë në qarqet e kampionatit amerikan. Ai luante në Champions League, kryeshënuesi në ligën zvicerane për dy sezone dhe do të marrë pjesë në Euro 2016.

Për më tepër, kurioziteti shtohej nga fakti që Colorado ka bërë sezone aspak pozitive në vitet e fundit. Megjithatë, Gashi e njeh mirë veten dhe ndjek planet dhe qëllimet e tij.

Amerika

Edhe pse në pamje të parë mund të duket se ai ndoqi rrugën që bënë disa nga yjet si Kaka, Lampard, Pirlo dhe Gerard për t’u transferuar në Amerikë, por jo.

Gashi nuk duket nga ata që ndjek udhën e ‘tufës’. ‘Aspak, unë fola me klubin dhe vendimi im ishte i bazuar në atë që Colorado planifikonte dhe pretendonte për të ardhmen’, shprehet ai fillimisht. ‘Pata një bisedë të gjatë me trajnerin, sidomos me drejtorin sportiv.

Pas kësaj, mësova dhe pashë lojtarët që kishte në skuadra të ndryshme dhe nivelin e kampionatit apo se çfarë mund të gjeja në këtë garë.

Ju mund të dëgjoni shpesh dhe shumë lojtarë që vijnë këtu (në Amerikë) nga Europa, por unë s’e kam bërë zgjedhjen për këtë arsye.

E zgjodha vetëm se desha që të bëhesha pjesë e Colorado Rapids’, vijon sulmuesi. Përpara se Gashi të bënte bisedën finale me drejtorin sportiv, ai pati një telefonatë të gjatë me trajnerin për të mësuar rreth pritshmërive të ekipit dhe po ashtu të lojtarëve të veçantë që gjejnë mundësinë për të arritur majat edhe në një kampionat të tillë.

Për karrierën që ka ndërtuar ky futbollist, sfidat nuk janë aspak diçka e re. I është dashur të luajë në nivelet e ulëta për disa kohë, derisa e gjeti veten mes dy skuadrave më të mira në Zvicër: Grasshopersit dhe Bazelit.

Në dy vitet e fundit, ai është përballur me ekipe yjesh si Reali dhe Liverpool duke qenë pjesë e Bazelit, megjithatë në fjalët e tij dëgjon respekt edhe për ekipe që nuk janë në nivelin më të lartë të futbollit zviceran.

Fjalë që të bëjnë të kuptosh se ky futbollist i ka marrë më të mirën çdo dite që ka luajtur në çdo ekip të mundshëm, qoftë Arau apo Belizona që kanë shërbyer në formimin e tij si futbollist.

Karriera

‘Ka qenë një rrugë e gjatë dhe e vështirë për mua. Në fillim më ka ecur, por më vonë kam hasur edhe probleme. Mendoj se njeriu në jetë ka nevojë për fat në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Dyshoj te vetja shpeshherë, por gjithsesi kujtoj që në moshë të re kam parë shumë.

Kjo më ka bërë më të fortë. Kualiteti më ka udhëhequr kudo dhe jam i lumtur që kam bërë zgjedhjet e duhura. Nuk më është falur asgjë, pasi gjithçka e kam arritur falë punës së madhe që më është dashur të bëj.

Dhe kështu duhet të jetë gjithmonë’, tregon sulmuesi. Pavarësisht se roli i tij tashmë është i kristalizuar në fushën e lojës,

Gashi është nga ata lloje futbollistësh që gjatë karrierës së tyre kanë provuar të vendosen në shumë cepa të fushës.

‘Përveç portierit, kam luajtur në çdo rol tjetër kur kam nisur futbollin profesionist. Dakord, nuk po them që mund të luaj mbrojtës, pasi ndihem më komod në rolin e sulmuesit, por gjithsesi është mirë të dish të përshtatesh në sa më shumë role dhe t’i japësh trajnerit mundësi zgjedhjeje. Këto sigurisht shërbejnë për momente të veçanta.

Në shumicën e ndeshjeve kam luajtur në sulm, edhe i vetëm në majë. Por kam luajtur edhe në rolin e një numri 6, si mesfushor mbrojtës.

Gjithashtu kam provuar edhe në të dy krahët e mesfushës. Si rol natyral, unë jam një ‘winger’ (mesfushor anësor).

Por, në shumë ndeshje, kur dikush nuk ka qenë në formë, kam bërë mjaft mirë edhe rolin e numrit dhjetë’, vijon futbollisti i Colorado Rapids.

Kombëtarja

Gashi e nisi futbollin në Zvicër me pretendimin të bëhej Ronaldo, kur luante me bashkëmoshatarët e tij në shkollë.

Me talentin e tij, ai spikati dhe u bë pjesë e ekipeve zinxhir të Zvicrës U-17, U- 19 dhe U-21. Në momentin që ishte gati për të zgjedhur nivelin më të lartë të përfaqësimit me Kombëtaren, Shqipëria, vendi i prindërve të tij, shfaqi interes.

‘Nuk ishte një vendim i thjeshtë për t’u marrë. U ula që të bisedoja me Otmar Hitsfeld, trajneri i Zvicrës, për ekipin dhe u ktheva në shtëpi i pavendosur, pasi nuk e dija se çfarë të zgjidhja dhe se çfarë të bëja për të ardhmen.

Kisha luajtur me të gjitha nivelet e Kombëtareve të moshave zvicerane dhe kisha kaluar një periudhë të shkëlqyer.

Isha përpara dy mundësive për të luajtur, ose me Zvicrën ose Shqipërinë. Në fund, zgjodha Shqipërinë. Nuk jam bërë aspak pishman për këtë, madje po i pres me padurim ndeshjet që do të luaj me Kombëtaren.

Një lloj konfirmimi për vendimin që kam marrë është se tashmë do të luaj në Europian, për herë të parë në historinë e Shqipërisë në një kompeticion të tillë.

Është diçka e madhe, sidomos kur kujtoj momentin kur ne siguruam zyrtarisht kualifikimin. Gëzimi i tifozëve tanë, të cilët kanë qenë të mrekullueshëm, por edhe i yni, është diçka që nuk e kisha përjetuar kurrë në jetën time.

Mbështetja e tifozëve shqiptarë është jashtëzakonisht e madhe. I madh e i vogël, burrë apo grua, që të gjithë ishin me lot në sy.

Ishte thjesht fantastike! Ne jemi gjenerata e re që kemi bërë krenar një popull të tërë. Ishte e mrekullueshme që arritëm t’u kthenim mbrapsht tifozëve atë kënaqësi që ata na dhurojnë ne për çdo ndeshje’, rrëfen i emocionuar Gashi për kualifikimin e Kombëtares shqiptare për herë të parë në Europian.

E ardhmja

Ndonëse ka vetëm pak kohë në këtë vend, anglishtja i jep mundësinë që të flasë me këdo dhe për gjithçka. Natyrisht, përveç asaj sportive, ai ka edhe një sfidë personale që duhet të përshtatet me Denverin.

‘Natyrisht që më duhet kohë të përshtatem dhe të mësoj çdo gjë rreth Denverit. Nuk e di se sa do të më duhet dhe gjithashtu s’e di se çfarë më pret.

Më e rëndësishmja është që në këto momente do të kem me vete edhe vëllamë tim dhe ai do të më japë të gjithë mbështetjen e familjes që më duhet. Në qendrën stërvitore ka disa shkëmbinj rreth e rrotull që do t’i rikujtojnë Zvicrën.

Lartësitë, moti e peizazhi do t’ia sjellin jo pak ndër mend, por jo vetëm atë. Pasi emri i tij është i lidhur me një vend që është në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Malet janë pjesë e ‘makeup’- it të tij, ashtu siç janë malet, talenti dhe vullneti për të punuar shumë. Mirë se vjen te Colorado Rapids, Shkëlzen Gashi!”, përfundon shkrimi për Gashin në coloradorapids.com.

Next Post

Përfitimet e TAP, Shqipëria pajton konsulencë zvicerane për të krahasuar marrëveshjen me Greqinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In