Pas CR7 (Cristiano Ronaldo), i vjen radha edhe Gareth Bale. Ylli uellsian ka vendosur qe te qendroje deri ne 2021 nen kontrate me Real Madrid, ku kontrata aktuale eshte deri ne 2019.
Sipas gazetes “Marca”, numri 11 i madrileneve pritet qe te behet lojtari i dyte me i paguar te Real pas Cristiano Ronaldo (deri tashme ishte Sergio Ramos me 10 milione euro ne sezon).
Gjate tre vjeteve ne Madrid, Bale, per te cilin u paguan 100 milione euro te Tottenham ne veren e 2013, ka fituar dy Liga te Kampioneve, dy Superkupa te Evropes, nje Boteror te klubeve dhe nje Kupe te Mbretit.