• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Garë e fortë armatimesh në Ballkan, Serbia dhe Kroacia rivale të ethshme, sfidojnë me parada ushtarake

by B K
01/08/2025 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një garë e fortë armatimi po zhvillohet në Ballkanin Perëndimor, me protagonistë kryesorë Serbinë dhe Kroacinë.

Kjo e fundit shpalosi të gjithë potencialin ushtarak në një paradë madhështore të enjten, me rastin e 30 vjetorit të operacionit stuhia, që përfundoi me dëbimin e forcave pushtuese serbe, shkruan A2 CNN.

Parada nxiti ndjesi pakënaqësie në Beograd, ku gjithashtu po planfiikohet një demostrim madhështor i armatimeve dhe kapaciteve ushtarake më 20 shtator. Për ekspertët e cituar nga Doice Velle ky është veçse kapitulli i fundit i një gare shumëvjeçare armatimi që po zhvillohet mes dy vendeve.

“Nuk ka dyshim se Serbia dhe Kroacia po konkurrojnë për modernizimin e forcave të tyre të armatosura. Kroacia  është në NATO, por ende e sheh Serbinë si sfidën më të madhe të sigurisë. Në një farë mënyre është e habitshme që 30 vjet pas Operacionit Stuhia po krijohet kaq shumë intolerancë. Beogradi dhe Zagrebi kanë gjetur qartë një mënyrë për të vazhduar të gjenerojnë urrejtje dhe intolerance”, tha mes të tjerash analisti ushtarak Aleksandar Radiç.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e lidh pothuajse çdo blerje armësh me Kroacinë dhe armët e saj, ndërsa shpesh e ka shpallur Serbinë si “fuqinë më të fortë ushtarake në rajon”. Edhe pse disa analistë besojnë se parada ushtarake kroate është një mesazh për Beogradin, Aleksandar Radiç beson “se ky rivalitet nuk është motivi për zhvillimin e paradës”.

“Kroacia i kushton shumë rëndësi përkujtimit të Operacionit Stuhia, ndaj edhe pritej që diçka e tillë të organizohej. Por tani kemi një paradë serbe dhe shtrohet pyetja se cili është motivi për organizimin e saj? Pavarësisht se Vuçiçi përpiqet ta paraqesë atë si një shfaqje fuqie ndaj Kroacisë, kjo paradë ka shumë më tepër të bëjë me problemet e tij të brendshme dhe protestat. Data e 20 shtatorit nuk ka asnjë rëndësi për Serbinë, nuk ka asnjë arsye për këtë paradë dhe mund të themi se është organizuar për t’i treguar Serbisë rebele se ‘Unë jam më i fortë se ti’. Ai kështu do të shpallë fitoren ndaj revolucionit me ngjyra”, tha analisti ushtarak Aleksandar Radiç.

Kroacia është mes 18 vendeve të BE që kanë aplikuar për miliarda euro nga programi i bllokut, si kredi të buta, me qëllimin për të ndihmuar Europën të përforcojë sigurinë e vet. Kryeministri Plenkoviç ka thënë se Kroacia mund të kërkojë 1.8 miliardë euro nga ky fond.

Next Post
Fluks turistësh në Vlorë, 1,400 pasagjerë dhe 376 automjete mbërrijnë nga Brindisi

Fluks turistësh në Vlorë, 1,400 pasagjerë dhe 376 automjete mbërrijnë nga Brindisi

Comments 1

  1. Anonymous says:
    10 months ago

    Populli shqiptare,duhet te pyesin hajdutet,e qevirve te ktyre 34 viteve,a e pane paraden ushtarake te Kroacise,E pane cfare armatimesh,moderrne te kohes kishte ushtria Kroate,sa vite ka kroacia qe eshte bere shtete.Po vendi jone,Shqiperia sa vite ka qe eshte shtete,sa avion,tanke e mbrojtje kunder ajrore,e armatime tjera te kohes ka.A na japin dote nji pergjigje,kta hajdute te ndyre me emrin pushtetare,Ato armatime,qe la rregjimi i kriminelit dulle bythe qiri i shiten,e moren parate,per veten e tyre,u pasuruan,ne kurrizin popullit e te varfer.Plus shkatrruan,fabrikat,uzinat e kombinatet,edhe kto i shiten per skrape,pa len mbrapa edhe shkatrrimin e bujqesise.Kta hajdute te 34 viteve,ishin e jane shkatrruesit,e hajdutet e parave,e pasurive te Kombit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

May 18, 2026
Kriza e naftës, Berisha: Rama po vjel nga qytetarët miliona pa u dhënë asnjë ndihmë

“Raporti i IBAR nuk miratohet” / Sondazhi: 76.6 për qind e shqiptarëve mendojnë ndryshe nga Berisha

May 18, 2026
Blindohet spitali i Traumës, një nga të plagosurit e atentatit në Durrës i plagosur rëndë

E plagosën me armën e tij, polici transportohet te Trauma, mjekët: Gjendja e 20-vjeçarit është…

May 18, 2026
Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

May 18, 2026
“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

May 18, 2026
E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

May 18, 2026
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mexhiti: Mickoski së shpejti në Tiranë

“Do ta japin shqip provimin”, Mexhiti u jep lajmin studentëve shqiptarë pas protestës

May 18, 2026
Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

May 18, 2026
Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

May 18, 2026
Trafikonin drogë në vende të ndryshme të Europës, Europoli vë në pranga 25 shqiptarë (Foto)

EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revolucionare të Iranit

May 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In