• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Gardistët ishin dele, s’keni parë Agronin juve…

by Skënder Minxhozi
27/01/2023 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Kanë ndërruar grykat armëve! Punë e madhe. Kanë vrarë njerëz të paarmatosur dhe krejt të parrezikshëm për “zinxhirin komandues”! S’na bëhet hiç vonë. Kanë fshirë serverat dhe gjithë provat e tjera! E çfarë pastaj?! Kanë shpikur një grusht të paqenë shteti për të mbuluar krimin e vet! Ohuha, na mërzitët me të njëjtin refren. Ka dalë kreu i tufës dhe ka thënë se do të vrasë sërish po i vajtën te gardhi! Mirë ka bërë, ashtu e meritoni.

Por ama në anën tjetër…….të gjithë në shesh kundër Edi Ramës, sepse një farë Agron Neza në Amerikë i paska dhënë para nën dorë në një garazh makinash një agjenti të FBI, edhe ky tërësisht i panjohur për cilindo nga tre milion e gjysëm shqiptarët brenda e jashtë vendit. E për këtë fajin e ka eksluzivisht Rama dhe qeveria e tij. S’na duhet hiç nëse nuk figuron askund si dorovitës parash, fabula që kemi (një proces që sapo ka nisur, ku Rama vetë nuk është fare palë) na del e na tepron, prandaj o burra te sheshi se kanë kryer krimin më të përbindshëm që ka parë historia!!!! Te sheshi, te sheshi, te i njëjti shesh ku dikur kemi vrarë dhe s’na ka hyrë gjemb në këmbë!

Ky kontrast ngjarjesh mori në 72 orët e fundit pasionin dhe sherret politike e televizive të punikut të hutuar shqiptar, të kapur mes dy fabulash, njëra e vjetër dhe e padënuar, tjetra e re, e panjohur e mbi të gjitha e pagjykuar. Megjithatë kur ke përballë Sali Berishën dhe Ilir Metën këto janë të gjitha detaje të parëndësishme. Ata i bëjnë vetë gjyqet, japin dënimin dhe të egzekutojnë publikisht, pa pritur të flasë drejtësia, të cilën historikisht e kanë konsideruar një ornament, fjala vjen si një palë perde muri.

E megjithatë kontrasti i mësipërm është shokues, pasi ve përballë dy gjendje ekstreme të të njëjtit grupim personash. Politikanë, gazetarë e analistë që prej vitesh presin largimin e Edi Ramës, para dhe gjatë 21 janarit, pra më pak se një javë më parë, pushtuan studiot për të mbjellë të njëjtën mjegull me të cilën është paketuar në 12 vitet e fundit ngjarja politike më tragjike që ka parë selia e kryeministrisë. I hodhën edhe një herë në tryezë të gjitha tezat hipokrite që kanë 12 vjet që i përdorin. I çoi Rama mish për top (pranojnë të paktën se në anën tjetër të gardhit protestuesit i priste topi!), protesta ishte e dhunshme, protesutesit gjuajtën dhe plagosën policët etjetj. Është e njëjta materie e pisët e atij që justifikon krimin me çdo mjet, që pranon gjithçka vetëm që të shpëtojë grigjën e vet.

Ndërkohë, si për një ironi therëse të fatit, orët që pasuan sollën në skenë Agron Nezën dhe Charles McGonigal. Dy personazhe deri atëhere të panjohur për publikun, por të njohur për politikën. Më të parin Berishën, e më pas Ramën e sic përflitet ndoshta edhe Metën. Gjyqi nqë SHBA ndaj zyrtarit të FBI McGonigal ka shpërthyer një stuhi më të madhe në Tiranë sesa në Uashington DC. Një nga ato spazmat tipike ku një pjesë e politikës dhe medias bërtet pa e ditur mirë pse bërtet. Rëndësi ka zhurma, sepse diçka do të mbetet.

Të njëjtët personazhe të cilët para një jave mpaknin e neglizhonin 21 janarin bashkë me dramën e tij të madhe të mbetur jetime, sot i janë futur për të gjetur medoemos fajin tek kryeministri shqiptar, për një proces ku ka kaq shumë të panjohura, sa është krejt e pamundur që të zbulosh sa nga dolën dollarët që u dhanë nën dorë në një garazh makinash në Amerikë, mes dy miqsh (Nezës dhe McGonigal) të cilët ishin në biznes mes tyre që nga viti 2008.

Berisha dhe të tjerët pas tij i janë futur me të njëjtin zell gjetjes së shenjave të gishtave të Ramës në këtë mesele parash në anën tjetër të Atlantikut, sa edhe u përpoqën një javë më parë që të mbulojnë edhe një herë tjetër shenjat e gishtave të shtetit shqiptar në krimin e ndyrë të 21 janarit 2011.

Kjo sjellje me dy standarte të skajshme, ku të njëjtët persona hiqen sikur nuk i shohin njollat e gjakut në mes të Tiranës, por janë të aftë të gjejnë sesi dy shtetas amerikanë shkëmbenin mes tyre shuma parash 10 mijë kilometra larg, është një leksion ekzemplar hikoprikize publike. Të bësh qorrin e shurdhin për krismat e armëve të Llupos e Prendit, por të vesh mikroskopin në distancë për paret nën dorë të Agron Nezës, do të thotë të jesh thjesht i pabesueshëm politikisht e intelektualisht i pandershëm. Sepse sipas logjikës së tyre të çmendur, Llupo e Prendi ishin dele para Agronit të “tmerrshëm”!

Next Post
Gara dhe alkool, policia e Durrësit pezullon 28 leje drejtimi

Aksident në Fushë Krujë, makina përplas një 45-vjeçare që udhëtonte me motorr

Comments 3

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Të Përshëndes Skender Minxhozi.
    Ke shkruajtur një analizë llogjike të fakteve, progresive dhe dinamike të të gjithë vrasjeve prej katër jetë njerëzore, nga Garda e Republikës, në sherbim dhe urdher të kryeministrit të kohës, Sali Berisha.
    Do të shtoja që edhe KM i sotëm Edi Rama, në të gjithë këtë turbo folk mediatik që ka shpërthyer, duhet të kishte dalë patjetër në ndonjë media dhe të kishte rrëzuar, sikunder ai di, çdo llapaqenëri që po bën ham, ham këto ditë, nderkohë për gjithë këtë kohë prej kaq e kaq vitesh, këta si qeveri, apo si parti socialiste, duhej të kishin paditur kriminelët e këtijë akti. Kjo gjë, është pasoja e sotme. Derri, do plumb. Bëju nënën të të thonë baba.
    Mendoj që edhe shoqja ime Lilo, do të ketë këtë mendim.
    Me konsiderate.

    Reply
  2. PRoShi says:
    3 years ago

    Analizë perfekte. Zullumet nën emrin e PD-së janë të paimagjinueshme. Por trampistët shqiptarë i justifikojnë pa ju bërë syri tërrr. A thua se shqiptarët janë pa memorjen fare.
    Nejse Rama ka gjetur mospërplasjen për të imponuar drejtësi. Ja ka lënë SPAK. meqë dhe SHBA del në mbrojtje dhe avangardë të saj. Të shohim orët dhe vitet në vazhdim.ajo që ka rëndësi është që Shkodra të kthehet më fund bastioni i PS-së për ti patë hajrin kohës që po vjen.

    Reply
    • L.Xh says:
      3 years ago

      Fjala jote, në veshin e perëndisë, o PROSH, por nuk e dijmë se, deri ku është fundi i durimit kristian, të KM tonë, që edhe kështu, po e grijnë, mish për së gjalli, dhe po e kryqezojnë si KRISHTIN, njerëzit e pafè, të hurit dhe të litarit, si Sali Berishë & Ilir Metaj …
      Gjithsesi o PROSH, sikur ishte pa lidhje me shkrimin, kjo puna e Shkodres…..

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In