• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

by El Be
16/03/2026 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë detare të Iranit janë shkatërruar.

“Ngushtica e Hormuzit është nën kontrollin e plotë të Iranit, dhe çdo agresion do të përballet me një përgjigje vendimtare,” tha ai në një raport të publikuar nga agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve, Tasnim.

Naini sfidoi gjithashtu deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump se SHBA-të kishin shkatërruar marinën iraniane.

“A nuk tha Trump se marina e Iranit është shkatërruar? Nëse po, le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik nëse guxon.”, citohet të ketë thënë ai nga Al Jazeera.

Zëdhënësi i IRGC-së tha se Irani ka lëshuar tashmë rreth 700 raketa dhe 3 mijë e 600 dronë kundër objektivave “amerikane dhe sioniste” që nga fillimi i luftës.

Ai paralajmëroi gjithashtu se armë edhe më të fuqishme mbeten ende të papërdorura, duke shtuar se Irani do të vazhdojë sulmet derisa të besojë se është rikthyer fuqia parandaluese.

Sjellim ndërmend se më herët, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, por ai nuk është i gatshëm ta pranojë për momentin, pasi sipas tij “kushtet nuk janë mjaftueshëm të mira”.

Trump shtoi se SHBA-të e kanë “shkatërruar plotësisht” ishullin Kharg, qendrën kryesore të eksportit të naftës së Iranit, duke shtuar se “mund ta godasim edhe disa herë të tjera, thjesht për qejf”. Ai po ashtu ka pretenduar vazhdimisht se kanë shkatërruar marinën iraniane dhe aftësitë detare të Iranit.

Next Post
Tritol pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

Tritol pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare me vlerë 121 milionë euro

Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare me vlerë 121 milionë euro

March 16, 2026
Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Shembja e aksit Librazhd-Përrenjas, Prokuroria i kërkon ARRSH tenderin për mirëmbajtjen e rrugës

March 16, 2026
Sulmi me dron paralizoi përkohësisht Aeroportin e Dubait, rifillojnë fluturimet me orar të kufizuar

Sulmi me dron paralizoi përkohësisht Aeroportin e Dubait, rifillojnë fluturimet me orar të kufizuar

March 16, 2026
“Neni 46 nuk mund të anashkalohet”, Salianji reagon për ndryshimet e statutit të PD: Opozita nuk mund të sillet si Rama

“Neni 46 nuk mund të anashkalohet”, Salianji reagon për ndryshimet e statutit të PD: Opozita nuk mund të sillet si Rama

March 16, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 17 mars 2026

March 16, 2026
Dy të vdekur e 8 të plagosur nga aksidenti me 4 makina në Itali, shkak parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare

Dy të vdekur e 8 të plagosur nga aksidenti me 4 makina në Itali, shkak parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare

March 16, 2026
Detajet/ Kush përfiton kredi të buta në Tiranë? Të ardhurat minimale dhe maksimale që duhet të kenë aplikantët

1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja, Bashkia Tiranë hap mundësitë për vitin 2026

March 16, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Përdhunoi punonjësen 21-vjeçare në Tiranë, arrestohet 48-vjeçar i huaj

March 16, 2026
Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

March 16, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

A jemi të mbrojtur nga lufta?

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In