• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Garda Mbretërore e Norvegjisë performon në ‘Dëshmorët e Kombit’, Peleshi e Veliaj: Së bashku për të garantuar paqen e sigurinë!

by Java News
02/06/2022 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Garda Mbretërore e Norvegjisë, në bashkëpunim me Orkestrën Frymore të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, performuan dje në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. E konsideruar si një nga më të mirat në botë, performanca e tyre u ndoq nga qindra qytetarë në rrugët e kryeqytetit.

Së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ambasadorë të akredituar në vendin tonë, i pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi e konsideroi këtë aktivitet vijimin e një raporti shumë të mirë që Shqipëria dhe Norvegjia kanë në fushën e mbrojtjes si aleatë të NATO-s. “Norvegjia ka qenë një mbështetëse e vendosur e procesit tonë të integrimit në NATO dhe një kontribues dinamik në projekte të ndryshme të lidhura me sigurinë dhe mbrojtjen dhe më gjerë. Së bashku për të garantuar paqen e sigurinë!”, u shpreh ministri Peleshi.

Ai veçoi mbështetjen në përpjekjet për çmilitarizimin përmes fondeve të mirëbesimit të NATO-s PFP, ku Norvegjia ka kontribuar gjerësisht, projektin hidrografik të Shqipërisë në përmirësimin e lundrimit të sigurt brenda ujërave territoriale shqiptare, etj. Po ashtu ministri vlerësoi edhe ndihmën financiare të premtuar nga Norvegjia në Konferencën e donatorëve në Bruksel për rimëkëmbjen e vendit pas tërmetit të nëntorit 2019.

Ndwrsa Veliaj theksoi se prezenca e Gardës së Norvegjisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërmjet 1000 eventeve që po zhvillohen në kuadër të Tiranës Kryeqytet Europian i Rinisë.

“Ky është një privilegj për qytetin tonë. Turi i Madhërisë së Tij, Mbretit Haraldi i V, në Shkup, Podgoricë, Zagreb dhe po ashtu në Tiranë, është një manifestim i solidaritetit të Norvegjisë me europianët juglindorë, aleatë, miq, vende anëtare të NATO-s, mbart një simbolikë dhe jep një mesazh të rëndësishëm. Sikurse ka thënë edhe Presidenti Kenedi: Gjeografia na ka bërë fqinjë, historia na ka bërë miq, ekonomia na ka bërë partnerë dhe domosdoshmëria na ka bërë aleatë. Ata që natyra i ka bërë bashkë, mos pastë njeri që t’i ndajë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë shfrytëzoi rastin për të dhënë mesazhin se paqja nuk është e mirëqenë, ndaj duhet punuar shumë për ta ruajtur atë. “Është një bekim për vendet tona që gjenden në Europë e që të gjendemi mes vendesh që e dinë që nëpërmjet NATO-s, që është aleanca më e madhe mbrojtëse, një sistem mbrojtës epik, ku të gjithë shtetet janë të gatshme për t’u bashkuar dhe për të mbrojtur njëri-tjetrin. Kjo histori që po ndodh gjatë kësaj kohe në Ukrainë, është përshkallëzuar në një mënyrë dramatike, duke parë botën në anën tjetër të Europës, do na bënte të thoshim që asnjë vend nuk është i aftë të shohë dhe vlerësojë vlerat e fqinjësisë së mirë”, tha Veliaj.

Ambasadori i Norvegjisë, Jens Erik Grondahl, u shpreh i lumtur për partneritetin në shumë fusha mes dy vendeve, teksa veçoi edhe faktin se Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar për turistët norvegjezë. “Ne po festojmë sonte miqësinë e fortë mes Norvegjisë dhe Shqipërisë. Shqipëria ka bërë shumë transformim, shumë shpejt dhe shumë fort. Është kthyer sot në një partner shumë të mirë për ne, një aleat i fortë po ashtu.

Së bashku me Shqipërinë, ne jemi partnerë të fortë gjithashtu në sektorin e energjisë, në atë detar dhe në sektorin e marinës, duke përfshirë disa zona me zhvillim të shpejtë. Shqipëria është gjithashtu një destinacion në rritje për turistët norvegjezë mes vendeve të ndryshme të botës. Nuk është sekret që këta turistë vijnë në Shqipëri për të shijuar vendin. Raportet tregojnë se këta turistë vlerësojnë mikpritjen e njerëzve në Shqipëri, detin e bukur dhe hapësirat e tjera. Gjithashtu ata pëlqejnë ushqimet tradicionale dhe pijet tuaja,” tha Grondahl./m.j

   

Next Post
Tjetërsimi i pronës në bregdet/ Prokuroria e Sarandës sekuestron mbi 10 mijë m2 tokë te Kanali i Çukës

Tjetërsimi i pronës në bregdet/ Prokuroria e Sarandës sekuestron mbi 10 mijë m2 tokë te Kanali i Çukës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ndalon importin e bakrit nga Serbia, Vuçiç: Po paguajmë çmimin e përplasjes mes fuqive të mëdha

Dorëhiqet Vuçiç: Nder i madh të isha president, do t’i kujtoni këto vite…

September 27, 2026
LIVE! Rama flet nga Rinasi: Rasti i Vlora Hysenit i ka lënë pa fjalë partnerët! SHISH u bë target thashethemesh

LIVE! Rama flet nga Rinasi: Rasti i Vlora Hysenit i ka lënë pa fjalë partnerët! SHISH u bë target thashethemesh

September 27, 2026
“No Guns 5”, pranga 66-vjeçarit në Fier, iu gjetën me armë zjarri automatike në banesë dhe municion

“No Guns 5”, pranga 66-vjeçarit në Fier, iu gjetën me armë zjarri automatike në banesë dhe municion

September 27, 2026
Rama kthehet nga SHBA, shkëmbehet me Berishën në Rinas. Kreu i PD udhëton drejt Strasburgut

Rama kthehet nga SHBA, shkëmbehet me Berishën në Rinas. Kreu i PD udhëton drejt Strasburgut

September 27, 2026
Të kërkuar në Itali dhe Kosovë, arrestohen në Rinas dy persona

Të kërkuar në Itali dhe Kosovë, arrestohen në Rinas dy persona

September 27, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Urrejtja civile

September 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 28 Shtator 2026

September 27, 2026
Wang Yi: Përparim i ri në marëdhëniet kino- amerikane

Wang Yi: Përparim i ri në marëdhëniet kino- amerikane

September 27, 2026
Kontrollet për mjetet luksoze në Fier, ndalohet “Benz”-i, rezulton i kërkuar nga Interpol Manchester

Kontrollet për mjetet luksoze në Fier, ndalohet “Benz”-i, rezulton i kërkuar nga Interpol Manchester

September 27, 2026
Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com