• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Garat sportive me shpendë, pëllumbi Armando vlen plot 1.2 milionë euro

by Java News
07/09/2019 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritësi i pëllumbave në Belgjikë, Joel Verschoot i siguroi vetes një pension të rehatshëm pasi shiti në muajin mars pëllumbin më të shtrenjtë të garave në botë.

Pëllumbi i quajtur Armando, mbushi titujt e parë të gazetave në mbarë botën kur u ble gjatë një ankandi online nga një manjak kinez për 1,25 milionë euro.

Joel megjithatë nuk është ende gati të tërhiqet e të shijojë paratë e fituara. 64 vjecari shpenzon deri në 10 orë në ditë duke stërvitur pëllumba, një pasion ky nga i cili me sa duket e ka të vështirë të heqë dorë.

Përpara Armandos, pëllumbi më i shtrenjtë kishte qenë Nadine, e vlerësuar për 400.000 euro.

Tani Verschoot kërkon ta kapërcejë rekordin e vet. Për këtë arsye, ai ka ruajtur dy trashëgimtarë të Armandos, një femër e një mashkull, me shpresën që ata të bashkohen e të krijojnë një pëllumb super të shpejtë.

“Përpara ankandit, njerëzit thoshin se një pëllumb mund të shitej maksimumi 600, 700 mijë euro, por një milionë? Jo, këtë s`e mendonte askush. Një pëllumb të mirë e të shëndetshëm arrin ta dallosh nëse i ka sytë shumë të kthjellët, nëse sqepi është i bardhë sepse ai gri nuk është i mirë, dhe nëse i ka krahët shumë fleksibël. Ky po, është një pëllumb i mirë”, shprehet Jowl Verschoot, rritës pëllumbash.

Dy blerës kinezë luftuan fort për Armandon duke e rritur secili nga 100.000 herë cmimin në ankand, derisa njëri në fund u dorëzua e u detyrua të tërhiqej. /l.m

Next Post
Biznesmenët e arrestuar për mashtrim me TVSH: Fajin e kanë punëtorët, kërkojmë liri

Biznesmenët e arrestuar për mashtrim me TVSH: Fajin e kanë punëtorët, kërkojmë liri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com