• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Garat formale/ Nga Azem Hajdari te Berisha dhe Basha: Kryetarët e PD dhe historiku i zgjedhjeve fiktive

by Java News
01/07/2023 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti i Studimeve Politike ka publikuar historikun e garave zgjedhore brenda Partisë Demokratike për kreun e kësaj force politike.

ISP deklaron se prej vitit 1991, PD ka zhvilluar 13 procese zgjedhore për kryetar, por zgjedhjet e korrikut 2023 janë të dytat ku zgjedhjet bëhen paralele nga dy grupime që pretendojnë përfaqësimin, trashëgiminë dhe logon zyrtare të PD-së.

Instituti i Studimeve Politike ka renditur emrat e kryetarëve të PD-së ndër vite, që nga Azem Hajdari, Sali Berisha, Eduart Selami, Tritan Shehu e deri te ndërrimi i kryesimit ndërmjet Berishës dhe Lulzim Bashës.

Kjo pasqyrë të dhënash e publikur nga ISP vjen në sajë të gjendjes në të cilën ndodhet sot PD, e cila është ndarë në disa grupime.

Grupimi i Lulzim Bashës, e cila juridikisht mban vulën e PD-së pritet të zhvillojë zgjedhjet për kryetar më 29 korrik.

Nga Azem Hajdari te Berisha dhe Basha/ ISP rendit kryetarët e PD-së,

Raporti i ISP-së:

ISP deklaron se prej 1991 PD ka zhvilluar 13 procese zgjedhore për kryetar, por zgjedhjet e korrikut 2023 janë të dytat ku zgjedhjet bëhen paralele nga dy grupime që pretendojnë përfaqësimin, trashëgiminë dhe logon zyrtare të PD. Më 1991 PD zhvilloi zgjedhjet e para konkurruese për kryetar ku në garë ishin kryetari i përkohshëm (Berisha) dhe dy nënkryetarët (Hajdari dhe Ceka). Më 1992 pati zgjedhje të reja për kryetar për shkak se Berisha u bë President, numri dy Selami konkurroi përballë dy nënkryetarëve Imami e Hajdari dhe fitoi zgjedhjet. Pas 1992 zgjedhjet konkurruese e humbën traditën, – zgjedhjet e vitit 1993, 1996, 1997 dhe 1999 ishin zgjedhje formale me kandidatë të dytë formalë, jo me rivalë realë në garë. Zgjedhjet e viteve 2001, 2005, 2009 u bënë edhe më formale, duke pasur vetëm një kandidat formal në fletën e votimit (Berisha).

Në vitin 2013 në PD u rikthye rivaliteti, por më 2017 nuk u pranua konkurrimi real, ndërkohë që zgjedhjet pasuese 2021 ishin proces formal për shkak të kontrollit të PD nga kryetari. Pas ndarjes së PD në dy pjesë, fraksioni i drejtuar nga Berisha e rikonfirmoi atë kryetar më 2022 në një proces formal, si dhe më 2023 pritet që fraksioni i drejtuar nga Basha ta rikonfirmojë atë gjithashtu në një proces formal votimi. Kurba e forcës politike që krijoi pluralizmin, nga modeli i një partie demokratike dhe konkurruese tek modeli i një partie pa zgjedhje demokratike dhe pa konkurrencë dhe tashmë model i dy fraksioneve të njëjta pa zgjedhje dhe pa konkurrencë, përbën një nga treguesit më kritikë të tranzicionit.

Një elitë politike që tentoi demokraci pa qenë vetë demokrate, e formësuar në një sistem totalitar ku rivali shihet si armik dhe ku pushteti është i përjetshëm, – nuk mund të kishte rezultat tjetër. Kjo vlen edhe për PS, partia e dytë politike e vitit 1991, e cila prej vitit 1999 nuk ka më garë reale dhe prej 2009 nuk ka as zgjedhje formale. E njëjta vlen edhe për partitë e tjera më të vogla, përfshirë LSI (PL), PR, PDIU, PAA, PDK, PBK, PUK, PSD, PDBNJ, etj, parti që prej vitesh janë shndërruar në parti – kryetar, pa sisteme meritokracie karriere, demokraci të brendshme dhe as standarde demokratike konkurrimi e vendimmarrjeje.

Partitë parlamentare dhe ato në qeverisjen vendore, përfshirë partitë e mëdha politike, nuk kanë regjistër të pakontestueshëm anëtarësie, nuk kanë “gjykata” të brendshme të garancisë procedurale, nuk kanë mbledhje të rregullta strukturash dhe debate politike programore, nuk kanë procese primare dhe as votime konkurruese të brendshme, nuk kanë transparencë financiare dhe as sistem llogaridhënie, si dhe në tërësi nuk plotësojnë standardet kryesore të përcaktuara në legjislacionin mbi partitë politike dhe nenin 9 të Kushtetutës së Shqipërisë.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) po monitoron proceset zgjedhore brenda partive politike si pjesë e angazhimit në monitorimin e standardeve të integritetit në partitë politike, si dhe transparencën dhe llogaridhënien e zyrtarëve të zgjedhur. Një prej rekomandimeve kryesore të adresuara nga ISP është nevoja e reformimit tërësor të legjislacionit mbi partitë politike, financimin dhe rolin e tyre në raport me shtetin/parimet kushtetuese. Reforma e premtuar në qershor 2020, nuk ka bërë progres dhe ISP ka konstatuar se ka konsensus të heshtur për të pamundësuar reformimin, vetingun politik dhe sistemin tonë piramidal përfaqësues./m.j

Next Post
“Gënjeshtar, thotë jam nga Shkodra për t’u dukur interesant”/ Mjekut i ka rënë numuri i ndjekësve: Luizin do e kisha shëruar

“Gënjeshtar, thotë jam nga Shkodra për t'u dukur interesant”/ Mjekut i ka rënë numuri i ndjekësve: Luizin do e kisha shëruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Non grata”-at shqiptare në rajon duhet të jenë edhe politike

August 5, 2026
“Dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë, bëri deklarim të rremë për krimet në Zubin Potok

“Dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë, bëri deklarim të rremë për krimet në Zubin Potok

August 5, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika po lëviz, por jo në një drejtim të vetëm

August 5, 2026
Puplat e Dumanit dhe heshtja ndaj Akuzave

Puplat e Dumanit dhe heshtja ndaj Akuzave

August 5, 2026
Arratiset nga spitali i Kosturit i burgosuri shqiptar, policia në alarm, blindohet edhe kufiri

Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar abuzoi me vajzën 9-vjeçare të partneres, e detyronte të flinte në krevat me të

August 5, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Rregullorja e GJKKO-së si paradhoma e një diktature

August 5, 2026
Video/ Tragjedi në Tajlandë: Futbollisti 24-vjeçar humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes

Video/ Tragjedi në Tajlandë: Futbollisti 24-vjeçar humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes

August 5, 2026
SHBA akuzon zyrtarin iranian për komplot në tentativën për të vrarë John Boltonin: Ja sa kanë paguar

Bolton: Irani po përpiqet të vendosë hegjemoninë mbi Ngushticën e Hormuzit

August 5, 2026
Ministria e Drejtësisë përcjell në Francë kërkesën zyrtare për ekstradimin e Ermal Beqirit

Ministria e Drejtësisë përcjell në Francë kërkesën zyrtare për ekstradimin e Ermal Beqirit

August 5, 2026
Raketa Smart Dragon-3 lëshon me sukses 2 satelitë nga deti

Raketa Smart Dragon-3 lëshon me sukses 2 satelitë nga deti

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com