• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Garantim i integritetit të politikanëve përmes Vetting-ut”/ Basha në Gjirokastër: Prioritet, ndryshimi i sistemit politik

by Java News
17/06/2023 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka realizuar një takim me demokratët e qytetit të Gjirokastrës, ku ka diskutuar rreth situatës në të cilën gjendet PD-ja në këto momente. Basha ka deklaruar se prioritet është ndryshimi i sistemit politik, ndërsa drejtohet sipas tij, nga një klasë e vjetëruar e cila është kthyer në mburojën e interesave të pak njerëzve, e jo të mirëqenies së përbashkët.

“Një bashkëbisedim i përzemërt me miq dhe kontributorë ndër vite të Partisë Demokratike në Gjirokastër. Jam mirënjohës për qëndresën e tyre të çmuar në këtë moment sprove që po kalon familja jonë politike. Falë tyre, Partia Demokratike ka mbetur siç ka lindur, për t’i shërbyer njërëzve dhe jo vetes.

Reflektimi i thellë përgjatë këtij një viti e gjysmë, na ka shenjuar të gjithë ne, dhe sot jemi syhapur e të vetëdijshëm për rrugën përpara nesh, e cila kalon nëpërmjet reformimit të së djathtës dhe mbylljes së hendekut të madh mes shoqërisë dhe politikës.

Ndryshimi i sistemit politik, i braktisur nga qytetarët në 14 maj, është prioritet që ne bashkëndajmë me shumicën dërrmuese të qytetarëve që nuk duan që gjërat të vazhdojnë kështu sic janë, nën hyqmin e një klase të vjetëruar politike, që është bërë mburojë e interesave të pak njerëzve, e jo të mirëqenies së përbashkët.

Parimet dhe vlerat që na bashkojnë janë busulla që na udhëheqë në luftën pakompromis ndaj korrupsionit dhe forcimit të partneritetin tonë me aleatët strategjikë të Shqipërisë, SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe. Ne kemi qëndruar fortë në mbrojtje të vlerave perëndimore, të qartë se ajo që nuk është e mirë për Shqipërinë, nuk mund të jetë e mirë për Partinë Demokratike.

Kjo qëndresë është edhe prova më e madhe e vendosmërisë tonë për të sjellë një ndryshim rrënjësor për vendin duke hapur garën politike përmes: listave të hapura, garantimit të integritetit të politikanëve përmes Vetting-ut, ekuilibrimit të jetës institucionale përmes kufizimit të mandateve të kryeministrit, nxitjes së pjesëmarrjes në jetën e vendit, të atyre që punojnë e sakrifikojnë jashtë kufijëve tanë, përmes garantimit të votës së diasporës”, është shprehur Basha./m.j

Next Post
Tensionet në Kosovë/ Kulluri: Përgjegjësia vetëm e Albin Kurtit. Veprimet e tij e kanë kthyer Serbinë në viktimë

Albin Kurti, ose leksioni me çmim të lartë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

March 3, 2026
Kosova pa kandidat për president/ Vetëm 72 orë nga skadimi i afatit kushtetues, Kurti ende nuk ka bindur opozitën

Kosova pa kandidat për president/ Vetëm 72 orë nga skadimi i afatit kushtetues, Kurti ende nuk ka bindur opozitën

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In