• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gara presidenciale në SHBA, Harris u shkruan shqiptarëve, Trump premton ‘Ditën e Çlirimit’

by A R
03/11/2024 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tashmë numërimi mbrapsh ka filluar… kanë mbetur vetëm 2 ditë përpara se Amerika të zgjedhë presidentin e ri mes Kamala Harris dhe Donald Trump. Republikani gjatë një tubimi elektoral në Karolinën e Veriut tha se 5 nëntori “do të jetë një ditë çlirimi për Amerikën” dhe pretendoi se Shtetet e Bashkuara janë shndërruar në një “tokë të pushtuar”.

Demokratja u shfaq në një program humori, por gjithashtu bëri një ndalesë për fushatë në shtetin kyç të Karolinës së Veriut.

“Nëse ai zgjidhet, Donald Trump që prej ditës së parë do të ulet në atë zyrë duke parë listën e tij të armiqve. Por nëse unë zgjidhem, do të punoj për ju në përmbushjen e listës sime të premtimeve. Ju do të jeni fokusi im çdo ditë të presidencës. Do t’i ul taksat për shtresën e mesme, këtu flasim për 100 milionë amerikanë. Do të zbatoj ndalimin e parë federal për rritjen e çmimeve të korporatave në shportën ushqimore.”

Më përpara, Harris u drejtoi një letër shqiptarëve që punojnë dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kandidatja demokrate përmend atë që e konsideron një kontribut të madh të komunitetit shqiptar për amerikën, por edhe mbështetjen që i dha Uashingtoni pavarësisë së Kosovës.

“Pjesëmarrja e shqiptaro-amerikanëve në demokracinë tonë është më thelbësore se kurrë. Së bashku mund t’i japim formë të ardhmes që reflekton vlerat dhe aspiratat e përbashkëta”, shkruhet në letrën e Harris.

Demokratja ka surprizuar në shtetin e Iowa-s, pasi në sondazhin e fundit rezulton në epërsi të konsiderueshme përballë Republikanit, konkretisht Harris zotëron 47% të preferencave dhe Trump 44 për qind.

Ndërkohë, deri më tani kanë votuar më shumë se 75 milionë amerikanë.

/a.r

Next Post
FOTOLAJM / Rama në Selanik, kryeministri mbërrin në sallën ku do të mbahet takimi

FOTOLAJM / Rama në Selanik, kryeministri mbërrin në sallën ku do të mbahet takimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

Arrestohet autori që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

March 17, 2026
Nesër nis gjyqi i Berishës, Ish-kryeministri në bankën e akuzës për dosjen “Partizani”

Sondazhi: 40% e shqiptarëve mendojnë se Berisha ka ende kontroll mbi drejtësinë

March 17, 2026
Kapet me 42 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 44-vjeçari nga Fieri

Sekuestrohen mijëra euro dhe kanabis në Muriqan, vihen në pranga dy persona

March 17, 2026
Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

March 17, 2026
Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

March 17, 2026
Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

March 17, 2026

Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, sondazhi: 35.2% mendojnë se SPAK nuk ka prova shtesë

March 17, 2026
Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

March 17, 2026
Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

March 17, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

Zgjedhjet në PD/ Kthupi: Fitorja e Berishës s’vihet në dyshim, por gara rrezikon të “djegë” figurat e nivelit të dytë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In