• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gara për zgjedhjen e dekanit të universitetit të Filologjikut, ja emrat që kandidojnë

by Java News
29/03/2016 08:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emra të njohur në botën akademike, pedagogë të brendshëm, dekanë e ish-dekanë kanë marrë përsipër të garojnë në zgjedhjet e 20 prillit për të drejtuar gjashtë fakultetet e Universitetit të Tiranës.

Pas zbardhjes së emrave që do të kandidojnë për rektorë të UT-së, tashmë është radha e dekanëve, të cilët sot pritet të depozitojnë kërkesën pranë Komisionit Zgjedhor të Fakulteteve përkatëse.

“Panorama” ka mësuar emrat e tyre, të cilët i paraqesim në një listë (tabela ngjitur), e cila nuk është e mbyllur. Kandidatura të tjera priten të depozitohen gjatë javës në vijim. Paralelisht, ata që tashmë e kanë ndarë mendjen kanë nisur fushatën për të siguruar më tepër vota nga kolegët e tyre pedagogë e studentët në zgjedhjet e pas disa javëve.

KANDIDATËT

Gara më e fortë duket se do të jetë te Histori- Filologjia, ku dy pedagoge prej vitesh në këtë fakultet përballen për kryesimin e tij.

Valentina Duka
                                              Valentina Duka

Pedagogia e Historisë, aktualisht zëvendësdekane, Valentina Duka, tenton të marrë postin e Shezai Rrokajt, i cili nuk mund të rikandidojë më, pasi ka ezauruar numrin e mandateve.

Dhurata Shehri
                                                 Dhurata Shehri

Përballë saj është shefja e departamentit të Letërsisë, Dhurata Shehri.

Te fakulteti i Ekonomisë, dekani aktual, Sulo Hadëri, kandidat për rektor, me shumë gjasë do t’i lërë vendin rektorit Dhori Kule. Nëse fiton garën, për të cilën ende nuk ka një kandidat zyrtar e as të përfolur, Kule zbret në postin që e ka mbajtur edhe më herët për gati dhjetë vjet.

Fakulteti i Shkencave Sociale sjell surpriza në këtë garë. Edmond Dragoti, shef i departamentit të Psikologjisë, dhe profesori Aleksandër Koçani ishin dy emrat e përfolur, ndërsa përpara pak ditësh ky i fundit ka hequr dorë nga kandidimi, duke i lënë Dragotit fitoren thuajse të sigurt, pasi ende askush tjetër nuk ka dalë deri më tani të përballet me të.

Te Drejtësia, dekani aktual, Altin Shengani, do të tentojë drejt një mandati të dytë. Por nuk do ta ketë aq të lehtë fitoren përballë profesorit të njohur Artan Hoxha, njëherësh pjesë e grupit të ekspertëve për Reformën në Drejtësi. Në fakultetin e Shkencave të Natyrës, duke qenë se dekani Mynyr Koni kandidon zyrtarisht për rektor, mësohet t’i jetë lënë vend zëvendësit të tij, Endri Xhina, përballë shefit të departamentit të Kimisë, Spiro Drushku.

1Te Gjuhët e Huaja ka informacione se do të garojnë më shumë se dy persona. Emrat që deri më tani konfirmohet se do të paraqesin kandidaturën sot pranë KZF-së janë Esmeralda Nushi Kromidha, shefe e departamentit të Gjuhës Frënge, dhe kolegu i saj, shef i departamentit të Gjuhës Italiane, Artur Sula.

Tashmë Universiteti i Tiranës ka konstitucionalizuar dy komisionet, atë institucional dhe të fakulteteve, përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve të drejtuesve të rinj. Panorama.al

Next Post

Avokati i Popullit pret përgjigje nga KE-ja për pensionet e bllokuara nga Serbia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

March 15, 2026
Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

March 15, 2026
Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

March 15, 2026
“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

March 15, 2026
Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

March 15, 2026
Zvicra bllokon fluturimet ushtarake amerikane mbi territorin e saj, ja në cilat raste lejohen

Zvicra bllokon fluturimet ushtarake amerikane mbi territorin e saj, ja në cilat raste lejohen

March 15, 2026
“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

March 15, 2026
Paralajmërim për sulme të reja, Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të disa lagjeve në Bejrut

Paralajmërim për sulme të reja, Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të disa lagjeve në Bejrut

March 15, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Statutet e partive si letër higjenike

March 15, 2026
FOTO/ Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro ekspozohen në qendër të Elbasanit

FOTO/ Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro ekspozohen në qendër të Elbasanit

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In