Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë thirrje që zgjedhjet për kreun e ri të SPAK të jenë pa manipulime.
Ajo thotë në një postim në Twitter se taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë dhe thekson se SPAK duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë.
Kandidatët për kreun e ri të SPAK janë Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Në dhjetor do zhvillohen intervistat me 3 kandidatët, që pritet të bëhen në të njëjtën ditë me votimin për pasardhësin e Arben Krajës në krye të SPAK.
Për datën KLP do të vendosë në ditët në vijim. Mandati 3-vjeçar i kreut aktual të SPAK-ut, Arben Kraja, mbaron në datën 18 dhjetor.
Postimi i plotë i Yuri Kim:
Tani që janë konfirmuar kandidatët për kreun e ardhshëm të SPAK-ut, është thelbësore që procesi të jetë transparent në mënyrë që kreu i ardhshëm i Prokurorisë Speciale të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe historikut dhe të jetë i aftë e i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Procesi i përzgjedhjes duhet të jetë pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë në drejtësi, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK-u, ashtu si reforma në drejtësi duhet t’i shërbejë të ardhmes së Shqipërisë./m.j
Te gjithe njelloje jane, nuk premtojne asgje. SPAK eshte argumenti me i mire i deshtimit te reformes ne drejtesi. Te tjerat jane propagand!
Zonja Kim.
Ligjin e bëtë vetë ju dhe nderkombëtarë të tjerë.
Emërimet i keni bërë po ju.
Arben Krajën, një oportunist i lindur që ka frikë të godasë Sali Berishën dhe Ilir Metën, po ju e keni vënë në atë detyrë.
Edhe këtë të riun, po ju po e caktoni.
Pyetja është : Nga kush po ushtrohet presion për mos të kryer detyrën ? Qeveria këtu është jashtë loje. Me sa dijmë ne, qeveria ka ngritur zërin, pse SPAK, nuk godet Sali,Berishen dhe Ilir Metën. Vetëm kaq. Këtë presion dijmë ne.
Pra, ju, me sa kuptojmë, keni mbrojtur i direkt apo indirekt, Sali Berishen dhe Ilir Metën.
Prandaj, këtë drejtësi, kerkojeni tek vetja juaj……….
Me shumë konsiderate për postin tuaj.