• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gara për kreun e PD, zbardhet axhenda e Bashës dhe Selamit, ja ku do të jetë përballja e parë

by Java News
06/07/2017 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gara për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike do të nisë sot nga Lezha, pavarësisht kontestimeve.

Lulzim Basha dhe Eduard Selami kanë gati platformat e tyre politike që do t’ua prezantojnë strukturave të Partisë Demokratike sot në qarkun e Lezhës.

mit. Sipas burimeve, debati i parë i hapur mes dy kandidatëve për kreun e PD-së do të vijë që këtë të shtunë dhe ajo do të jetë në Korçë. Pastaj, sërish kandidatët do t’u rikthehen axhendave respektive të takimeve në qytete.

Debati i dytë mes Bashës dhe Selamit do të jetë ai që do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës dhe më pas do të ketë edhe tri debate të tjera në degë të Tiranës.

Në këto takime do të ketë një përballje të platformave të kandidatëve për mënyrën se si do të drejtohet PD-ja në katër vitet e ardhshme, por gjithashtu edhe anëtarësia do të ketë mundësinë që t’i drejtojë pyetje Bashës dhe Selamit.

Kryesia në çdo degë të PD-së do të jetë përgjegjëse për organizimin e procesit zgjedhor më 22 korrik.

Ne secilën prej degëve të PD-së do të ngrihet nga një qendër votimi, ku secili nga dy kandidatët në garë do të ketë përfaqësuesin e tij që do të monitorojë procesin e votimit.

Edhe selia blu do të ketë qendrën e saj të votimit, në të cilën do të hedhin votën e tyre pjesa kryesore e lidershipit të PD-së.

Në selinë e PD-së, e cila do t’i përkasë degës 2 në kryeqytet, do të jetë qendra e votimit edhe për anëtarët e Kryesisë, anëtarët e Këshillit Kombëtar, anëtarët e Grupit Parlamentar ekzistues dhe deputetët e dalë nga zgjedhjet parlamentare.

Lista e votuesve do të miratohet nga komisioni për operacionet elektorale jo më vonë se 5 ditë para ditës së zgjedhjeve.

a.ç

Next Post
Tronditet Vatikani, orgji homoseksualësh dhe drogë në dhomën e kardinalit të afërt të Papës

Tronditet Vatikani, orgji homoseksualësh dhe drogë në dhomën e kardinalit të afërt të Papës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Po na ndihmojnë fotovoltaikët me naftën?

April 1, 2026
“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

April 1, 2026
Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In