Gara për kreun e PD/ Edit Harxhi: Ky është momenti ta ringremë PD

Zgjedhjet në PD, Basha takim me demokratët në qarkun Durrës: Nuk i njoh zgjedhjet e 25 prillit si legjitime! Harxhi: Shqetësimi i anëtarësisë vendimet e kryetarit

Kanidatja për kryetare e Partisë Demokratike në një shënim të gjatë në rrjetet sociale ka shpalosur edhe disa nga problematikat kryesore që ka evidentuar gjatë takimeve që ka zhvilluar me anëtarësinë.

Harxhi thekson se shqetësimi kryesor i anëtarëve të strukturave të Partisë Demokratike, i shprehur në të gjithë takimet, ka të bëjë me mënyrën se si kryetari i Partisë dhe disa njerëz, ndonëse pak që kanë besimin e tij, po marrin vendimet.

Sipas Haxhit vendime që nisin nga ato të mbarëvajtjes dhe administrimit të veprimtarisë e deri tek ato më të rëndësishmet.

Harxhi shton se është momenti i duhur për të ringritur edhe një herë Partinë Demokratike dhe për ta bërë atë, të gjithë bashkë, Parti fituese dhe mbrojtëse të vendosur të interesave të shqiptarëve kudo ata ndodhen

‘Të nderuar anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, të dashur miq!

Gjatë këtyre ditëve kam zhvilluar shumë takime me strukturat e Partisë Demokratike në qytete të ndryshme. Kam dëgjuar mendimet e pjesëmarrësve në këto takime dhe kam mbajtur të gjitha shënimet e nevojshme. Përpos disa çështjeve dhe shqetësimeve, që lidheshin me veçanti vendore, në të gjitha takimet pjesëmarrësit kishin pothuajse të njejtat shqetësime. Më kryesoret po i rendis në vijim.

• Shqetësimi kryesor i anëtarëve të strukturave të Partisë Demokratike, i shprehur në të gjithë takimet, ka të bëjë me mënyrën se si kryetari i Partisë dhe disa njerëz, ndonëse pak që kanë besimin e tij, po marrin vendimet. Vendime që nisin nga ato të mbarëvajtjes dhe administrimit të veprimtarisë e deri tek ato më të rëndësishmet. Ndër këto shqetësime, anëtarët e strukturave veçojnë:

– mospjesëmarrjen në Reformën territoriale,

– marrëveshjen poshtëruese dhe aspak transparete me kryeministrin “rilindas” (18 maj 2017),

– dorëzimin e mandateve në shkurt të vitit 2019,

– mospjesëmarrjen në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019,

– premtimet e pambajtura lidhur me mosnjohjen e atyre zgjedhjeve dhe moslejimin e të zgjedhurve të rinj të fillonin detyrën,

– pranimin për të marrë pjesë në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore me bashkëkryetar pikërisht njeriun që shkatërroi zgjedhjet në Dibër, pavarësisht përbetimeve të kryetarit të Partisë etj,.

• Antarët e strukturave të Partisë Demokratike shprehnin pakënaqësinë dhe shqetësimin e tyre për mënyrën se si u veprua nga kryetari i Partisë lidhur me listat për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit. Ata e shihnin si një përsëritje të asaj që ndodhi për zgjedhjet e vitit 2017 dhe e ndjenin vehten të fyer sepse kryetari i gënjeu përsëri.

• Por shqetësimi kryesor i ngritur gjatë gjithë takimeve është ai që lidhet me humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Anëtarët e strukturave të Partisë Demokratike, të përfshirë me përkushtim gjatë gjithë fushatës zgjedhore shprehnin pakënaqësi të ndryshme, lidhur edhe me raste të veçanta dhe, ndonjëherë, edhe zemëratën e tyre lidhur me premtimet që iu ishin bërë para fushatës dhe gjatë saj, që të mos shqetësoheshin, sepse ishin marrë të gjitha masat për pengimin e shitblerjes dhe mbrojtjen e votës. Pikërisht për këto arsye, antarët e strukturave nuk pajtoheshin edhe me sjelljen e kryetarit të Partisë pas humbjes së 25 prillit, si dhe me gjithçka ai po thotë gjatë këtyre ditëve për të justifikuar vehten.

• Shqetësim të mprehtë prezantonte fakti se një pjesë e mirë e anëtarëve të strukturave të Partisë Demokratike kishin marrë pjesë në shumë prej protestave të thirrura nga Partia Demokratike, duke filluar me ato të pranverës së vitit 2017 dhe në të gjithë të tjerat në vijim. Po ata e ndjenin vehten të gënjyer, të prerë në besë nga sjelljet dhe “heshtja” e kryetarit të Partisë, duke braktisur protestat. Sipas tyre, kjo kishte bërë që ata të humbisnin besimin tek kryetari i Partisë.

• Shpesh, gjatë takimeve, antarët e strukturave të Partisë Demokratike shprehnin shqetësimin edhe për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve, duke gjykuar largimin e të rinjve si shumë shqetësues.

• Një shqetësim i shprehur gjatë gjithë takimeve ishte ai që lidhet me rikthimin e diktaturës në Shqipëri. Ata pyesnin, madje më sfidonin, duke më kërkuar t’ju tregoja dhe t’i bindja se, nëse do jem kryetare e Partisë Demokratke, çfarë do bëja, duke mos pritur deri vitin 2025, për të përmbysur kryeministrin dhe diktaturën e tij si dhe të krimit të organizuar.

• Anëtarët e strukturave të Partisë Demokratike më kanë shprehur edhe shqetësimet e tyre për vendimin për afrimin në 13 qershor të datës për zgjedhjen e kryetarit të Partisë, si dhe mospranimin e tyre me gjithë vendimet lidhur me këto zgjedhje. Ata e vlerësonin si aspak të drejtë vendimin për përjashtimin nga gara të Ibsen Elezit dhe e shohin si shkelje dhe shprehje të asaj që kryetari dhe njerëzit e tij po mundohen të bëjnë, për të kushtëzuar, kontrolluar dhe ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.

Të nderuar anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, të dashur miq!

Këto ishin vetëm disa nga shqetësimet, të cilat m’i kanë përcjellë gjatë takimeve të këtyre ditëve anëtarët e strukturave të Partisë Demokratike. Ndërkohë takimet vazhdojnë dhe çdo ditë zhvilloj disa të tillë. Për gjithçka do t’ju mbaj të informuar dhe do bashkëndaj me ju shqetësimet e tyre dhe të miat. Do të bashkëndaj me të gjithë ju edhe bindjen se është e nevojshme, madje e domosdoshme, momenti I duhur për të ringritur edhe një here Partinë Demokratike dhe për ta bërë atë, të gjithë bashkë, Parti fituese dhe mbrojtëse të vendosur të interesave të shqiptarëve kudo ata ndodhen. Për t’I kthyer atë dinjitet dhe frymë mobilizuese që frymëzoi miliona shqiptarë për të rrëzuar diltaturën më 1991-shin dhe regjimin e kuuruptuar të 2005-s.’- shkruan Harxhi.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com