• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gara për kreun e demokratëve, në 19:00 mblidhet kryesia e PD, priten debate

by Java News
03/07/2017 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka vendosur të thërrasë mbledhjen e kryesisë në orën 19:00 ku do të verifikohet plotësimi i kritereve nga pesë kandidatët që janë në garë si dhe do të ngrihet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Burime nga selia blu bëjnë të ditur se mbledhjen do ta drejtojnë dy nënkryetarët, Edmond Spaho dhe Edi Paloka, të cilët kanë marrë drejtimin e partisë pas ‘ngrirjes’ së funksioneve nga Lulzim Basha.

Pika e dytë e rendit të ditës pritet të jetë Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Në këtë strukturë të kandidatët, sipas negociatave, do të kenë përfaqësuesit e tyre për të organizuar dhe monitoruar procesin.

Sipas nenit 46 të statutit të Partisë Demokratike, Komisioni i Organizimit përbëhet nga 7 anëtarë dhe 2 ndihmësa.

“1- Kryesia zgjedh një Komision të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, të përbërë nga shtatë anëtarë titullarë dhe dy ndihmësa.

2- Komisioni ka autoritetin për përgatitjen dhe organizimin e operacioneve të votimit në nivel kombëtar e territorial dhe siguron rregullsinë e tyre. Ai ndërhyn në zgjidhjen e çështjeve elektorale në degët e partisë në përputhje me aktet e nxjerra për këtë qëllim. Ai përgjigjet përpara Kryesisë së Partisë”, thuhet në statutin e PD-së.

Mbledhja e kryesisë pritet të ketë debate për shkak se disa prej anëtarëve të saj, janë firmëtarë në kërkesën për dorëheqjen e Bashës.

Në kryesi është gjithashtu edhe Arben Ristani, sekretari i Përgjithshëm, i cili ka dhënë alarmin për shkeljen e statutit në përgatitjen e zgjedhjeve.

Gjithashtu anëtarë janë edhe Valbona Mezini, Sherefedin Shehu, Endira Bushati, Tomorr Alizoti, Arben Skënderi, por edhe Majlinda Bregu e Genc Ruli, që kanë shpërthyer me deklarata kundër Bashës.

a.ç

Next Post
Patozi në sulm frontal: Basha zgjodhi farsën dhe jo garën e ndershme

Patozi në sulm frontal: Basha zgjodhi farsën dhe jo garën e ndershme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In