• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gara për Kongresin/ Obama “shigjeton” Trump: Të largohemi nga politikanët që nxisin konflikte e urrejtje përmes rrjeteve sociale

by Java News
05/11/2022 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Presidenti i SHBA-së, Barack Obama zhvilloi sot një takim elektoral në qytetin e Pittsburgh në Pensilvani duke mbështetur kandidatin demokrat për Senatin, John Fetterman.

Ai i ka kërkuar qytetarëve që të marrin pjesë në votime për të vendosur për të ardhmen e tyre.

“Këto zgjedhje kërkojnë që secili prej nesh të bëjë pjesën që i takon” – tha Obama.

Gjatë fjalës së tij, Obama duket se ka “thumbuar” ish-Presidentin Trump, duke u shprehur se shumë politikanë kanë nxitur ndarjen e popullatës vetëm për të marrë pushtetin.

Obama u shpreh se këta politikanë përdorin rrjetet sociale ku nxisin konflikte dhe flasin për komplote.

Ai përmendi sulmin ndaj Paul Pelosi – bashkëshorti i kryetares së Dhomës Nancy Pelosi – si një shembull i një “klime të rrezikshme” në politikën amerikane.

“Kur ka një sulm si ky, ata e hedhin poshtë atë, bëjnë shaka me të,” tha Obama, duke iu referuar disa reagimeve të kandidatëve republikanë ndaj sulmit.

Një tjetër çështje që trajtoi Obama gjatë fjalimit të tij, ishte aborti. Ai deklaroi se të gjitha gratë duhet të kenë të drejtën të bëjnë çfarë të duan me trupin e tyre.

Obama tha gjithashtu se e drejta për të pasur akses në kontrollin e lindjes dhe martesat e të njëjtit seks mund të rrezikohen nëse republikanët fitojnë dhe “ri-interpretojnë” atë që shumë amerikanë i konsiderojnë “të drejta kushtetuese të rregulluara mirë”./m.j

Next Post
Bëri apel dhe Berisha/ Dështon protesta e biznesit të vogël, shoqata bëri thirrje për ulje qepenash. Askush nuk iu përgjigj

Bëri apel dhe Berisha/ Dështon protesta e biznesit të vogël, shoqata bëri thirrje për ulje qepenash. Askush nuk iu përgjigj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In