• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gara për drejtuesit e universiteteve publike, eksperti: Zgjedhje pa garë!

by S T
02/07/2024 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mungesë gare, mostransparencë, shkelje e rregulloreve, me plot parregullsi dhe pa përballje idesh janë njollosur zgjedhjet në universitete.

Gjetjet e monitorimit të procesit zgjedhor në 12 universitete publike nga qëndresa qytetare, u diskutuan në një tryezë profesionistësh dhe vëzhguesish zgjedhorë, të cilët vlerësuan sjelljen e kandidatëve për drejtues në institucionet e arsimit të lartë njëjtë si të politikanëve shqiptarë, pa shfaqur përfaqësimin si akademikë. “Komisionet zgjedhore nuk ju kërkuan kandidatëve kriterin e pastërtisë së figurës nga Gjykata apo Prokuroria. Mungoi kontrolli antiplagjiaturë. U shpërndanë tituj profesorë një ditë para fushatës, u rinovuan kontratat e punës gjatë fushatës duke përdorur burimet publike për qëllime zgjedhore”, tha Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare.

“Kaluam në këto rrokadat, dekani bëhet rektor, apo anasjelltas. Kishim të njëjtin shqetësim për drejtësinë, bëmë reformën në drejtësi. Në arsim nuk bëjmë asgjë. Këto zgjedhje në universitete reflektuan kulturën e shoqërisë shqiptare”, u shpreh eksperti Afrim Krasniqi. Ekspertët e arsimit rekomandojnë që menaxhimi i zgjedhjeve në universitete t’i kalojë si kompetencë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që të mundësohet një proces i paanshëm dhe i lirë, sipas parimeve të OSBE-ODHIR.

“7 nga 12 universitete kishin një kandidat të vetëm. Ndërsa rezultati te Universiteti i Tiranës dimë që u rizgjodh Artan Hoxha me mbi 89.22% vota, por s’dimë sa ishin kundër, sa të pavlefshme”, tha Xhemollari. “Nuk më duket normale që nuk ka patur asnjë takim gjatë fushatës me studentët. Universiteti nuk funksionon pa studentë, se pa ne s’do kishte as dekan, as rektorë”, -u shpreh një student.

Next Post
Ndarja nga jeta e Kadaresë, Ngjela: Ngriti lart figurën e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, do të mbetet i paharruar!

Përcillet nesër për në banesën e fundit, dalin detajet nga homazhet në nder të shkrimtarit, Kadare do të prehet në varrezat e Tufinës

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In