• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gara për Bashkinë e Tiranës, Spahiu: PD ka zgjedhur kandidatin më të dobët në 25 vitet e fundit

by A R
16/02/2023 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Kreshnik Spahiu ka deklaruar se Erion Veliaj do të fitojë me një diferencë me më shumë se 30 mijë vota në zgjedhjet e 14 Majit për Bashkinë e Tiranës.

Në emisionin “Top Story”, Spahiu u shpreh se përballë Veliajt, PD ka vendosur Belind Këlliçin i cili sipas tij është kandidati më i dobët që ka pasur opozita në 25 vitet e fundit. Ai shtoi se sot PD-së i duhej një kandidat shumë herë më i fortë përballë Veliajt në krahasim me zgjedhjet e kaluara, por ka zgjedhur një emër 5 herë më të dobët.

“Në 25 vite për herë të parë opozita ka kandidatin më të dobët të historisë së vet politike. Të gjithë kandidatët që kanë humbur thellë me socialistët kanë qenë më të fortë se kandidati akual. Besnik Mustafaj, Sokol Olldashi, Spartak Ngjela, Halim Kosova kanë qenë personalitete që kanë pasur vota përtej PD-së dhe kanë marrë gjithmonë vota përtej partisë.

Sot kur PD-së i duhej një kandidat pesë herë më të fortë se këta të katërt e ka zgjedhur 5 herë më të dobët. Unë kam bindjen që Erion Veliaj fiton me një diferencë më shumë se 30 mijë vota në Tiranë dhe këtë e kam bast publik dhe politik. Erion Veliaj do të ketë një fitore shumë të thellë sepse ka një opozitë të përçarë dhe ka një kandidat shumë të dobët, deklaroi Spahiu.

/a.r

Next Post
“Revolucioni”, me skenar të përsëritur. Të përjashtuarit sherr me Gardën, pjesëmarrje e ulët para Parlamentit

"Revolucioni", me skenar të përsëritur. Të përjashtuarit sherr me Gardën, pjesëmarrje e ulët para Parlamentit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com