• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gara për 6 shefa komisariatesh, në listën fituese vetëm një grua, kryeson zv.drejtori i Tiranës

by E S
04/07/2025 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është mbyllur faza përfundimtare për punonjësit e policisë që garuan për 6 vendet vakante për shefa të komisariateve. Fillimisht, aplikuan 50 oficerë policie me gradat “nënkomisar”, “komisar” dhe “kryekomisar”, të cilët synonin të zinin një nga postet në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, Rinas, Himarë, Cërrik, Komisariatin e Kufirit Dibër dhe Komisariatin e Kufirit Sarandë.

Pas fazës paraprake për verifikimin e dokumentacionit, komisioni kualifikoi 46 prej tyre. Por, në fazën intervistuese morën pjesë 42 garues, pasi 4 punonjës policie u tërhoqën nga gara. Tashmë, në përfundim të procesit, kufiri minimal kualifikues për të marrë një emërim të mundshëm, duhej të ishte 70 pikë. Në këto kushte, nga 42 garues në total, vetëm 17 prej tyre kaluar pragun prej 70 pikësh.

Listën fituese e kryeson zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Idris Daulle, me 74 pikë. Pasohet nga Përparim Dema, shef aktual në Komisariatin e Rinasit. Kjo është hera e parë që shefi i Komisariatit të Rinasit zgjidhet me garë, pasi gara për këtë post në fund të vitit të kaluar ku u zgjodhën me konkurs të gjithë shefat e rinj nuk u hap.

Në listën fituese nuk mungojnë as emra të tjerë që më herët kanë qenë shefa komisariatesh, si Oltion Agolli e Bledar Rreshka, apo edhe shefi i krimeve në Komisariatin nr. 2, Ermal Kenaçi. Në listë është e vetmja grua që garon për shef komisariati, Edjona Dano, aktualisht Shefe Seksioni për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve, në Policinë e Tiranës. Dano u kualifikua fituese mes 290 garuesve që synonin në fund të vitit të kaluar për të qenë shefa komisariatesh. Ndërsa më herët ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr.6 Tiranë.

Pas shpalljes së pikëve, kandidatët kanë në dispozicion 5 ditë për të ankimuar pikëzimet e marra. Tashmë është në duart e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ilir Proda që nga 17 garuesit fituar, vetëm 6 prej tyre të emërohen në postin e shefit të komisariatit.

Next Post
Zelensky pas telefonatës me Trump: Ishte i informuar për situatën në Ukrainë! Diskutuam edhe për…

Zelensky pas telefonatës me Trump: Ishte i informuar për situatën në Ukrainë! Diskutuam edhe për…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

October 26, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In