• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gara në qarqe, kush janë emrat që Rama, Basha dhe Kryemadhi u kanë besuar fushatën

by A R
08/02/2021 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mariglen Kume

Na ndajnë 77 ditë nga zgjedhjet parlamentare dhe partitë politike duket se kanë ndezur me kapacitete të plota motorët për zgjedhje.

Teksa PS i ka caktuar më herët drejtuesit politikë në qarqe, selia blu mbylli javën që lamë pas këtë proces duke rezervuar edhe surpriza me emra të cilët provohen për herë të parë në zgjedhjet parlamentare. Qarku i Elbasanit duket se do të ketë një betejë mjaft interesante deri në ditën e fundit të fushatës zgjedhore. Kryeministri Edi Rama i beson për herë të dytë numrit dy të PS-së, Taulant Balla, drejtimin politik të fushatës në qarkun e Elbasanit pas rezultatit që siguroi në 2017-ën me 7 mandate. Ndërsa në deklaratat publike të Ballës, objektivi i PS-së në këtë qark për zgjedhjet e 25 prillit është për 8 mandate. Por edhe PD e LSI e kanë vendosur në prioritetet e tyre qarkun e Elbasanit. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka vendosur që në këtë qark të besojë Gazment Bardhin, i cili e ka sfidën e parë në zgjedhje.

Prej më shumë se dy vitesh Bardhi është numri dy i PD-së dhe vjen si një ekspert juridik. Ai spikati kur mbajti postin ministrit teknik të Drejtësisë në 2017-ën për pak javë. Në një afat të shkurtër kohor Bardhi denoncoi mjaft skandale në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa dy vitet e fundit ka denoncuar heraherës ish-deputetët dhe kryebashkiakët e PS-së të përfshirë në aktivitete të paligjshme. Ndërkohë, karshi tij deri tani nuk ka akuza. Po ashtu edhe LSI i ka kushtuar vëmendjen maksimale. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka vendosur të jetë vetë në krye të fushatës dhe me sa duket, edhe në krye të listës. Në zgjedhjet e 2017-ës PS-ja ka marrë 72.881 vota, e përkthyer në peshë elektorale 44,59%, ose 7 mandate deputetësh. Ndërkohë PD-ja që në 2017-ën kishte z. Spaho koordinator në Elbasan siguroi 33.868 vota, e përkthyer në peshë elektorale 20,72%, ose 3 vende në Parlament. LSI-ja, e cila në 2017-ën kishte drejtues qarku Edmond Haxhinaston mori 23.536 vota, e përkthyer në peshë elektorale 14,40%, ose 2 mandate deputetësh.

QARKU DURRËS

Pas Tiranës dhe Elbasanit, qarku tjetër që ka vëmendje të shtuar nga partitë politike është Durrësi. Në këtë qark kemi risi nga Partia Socialiste, e cila për herë të parë ka ngarkuar me një detyre partiake drejtorin e OSHEE-së, Ardian Çelën. Më herët, në zgjedhjet e 2017- ës në këtë qark ka qenë ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, por duke qenë se emri i tij përmendej nga një grup kriminal i zbardhur nga Prokuroria në Dosjen e famshme 339, kryetari i PS-së ka vendosur që t’ia besojë qarkun e Durrësit Ardian Çelës, i vënë para akuzave shpeshherë nga demokratët për korrupsion. Sakaq Çela do të ketë përballë nënkryetarin e PD-së, Edi Palokën.

Në zgjedhjet e fundit nënkryetari i PD-së ishte në listën e qarkut të Tiranës, por në këto zgjedhje ai është besuar të drejtojë fushatën në qarkun e Durrësit. Ndonëse PS-ja në qarkun e Durrësit ka dalë në përgjime për shitblerje votash, nënkryetari i PD-së, Paloka, nuk ka akuza nga kundërshtarët. Ndërkohë LSI-ja, pas largimit të ish-ministrit Lefter Koka te PS-ja, ia ka besuar qarkun e Durrësit Elona Gurit. Në zgjedhjet e 2017-ës PS-ja mori 73.066 vota, ose ndryshe 8 mandate nga 14 ne total. PDja mori 43.16 vota, ose ndryshe 4 mandate. Ndërkohë, LSIja, që në këto zgjedhje do të jetë aleate me PD-në, mori 2 mandate, ose 21.941 vota.

RISITË

Ndërkohë, në Korçë Niko Peleshi do të ketë përballë Edmond Spahon, i cili angazhohet duke pasur në krah edhe Ervin Salianjin. Në 2017-ën Korça ishte qarku i vetëm që shënoi rritje në përqindje. Ndërkohë LSI-ja i ka besuar deputetit të ri Endrit Brahimllari. Një tjetër risi e PD-së është në qarkun e Beratit. Për herë të parë Basha i ka besuar Tomorr Alizotit që të drejtojë fushatën elektorale në Berat. Alizoti është nip i Kryeministrit të dytë të historisë së Shqipërisë. Ndërkohë, përballë tij është ministri i Turizmit, Blendi Klosi. Ndërkohë edhe LSI-ja i beson drejtimin e fushatës në Berat një të riu. Ardit Çela në deklaratat publike është shprehur se do të fitojë 3 mandate në Berat. E fortë pritet të jetë beteja edhe në qarkun e Shkodrës, e cila njihet si bastion i PD-së. Edi Rama ia ka besuar Shkodrën ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt, i cili në 2017-ën ka qenë drejtues në qarkun e Dibrës dhe Kukësit. Ndërkohë kryedemokrati Basha ka çuar një kandidaturë të re. Helidon Bushati do të drejtojë fushatën elektorale në qarkun e Shkodrës. Ndërkohë, aleat të tijin nga LSI do të ketë Agron Çelën. (panorama)

Next Post
Të parët në botë/ Hapet sot biznesi i preferuar i shqiptarëve, por priten…

Tiranë/ Shkelën masat anti-COVID, gjobiten dy pronarë lokalesh. Njërit prej tyre i vihet ‘kyçi’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

March 15, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

March 15, 2026
Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

March 15, 2026
Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

March 15, 2026
“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

March 15, 2026
18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

March 15, 2026
Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

March 15, 2026
PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

March 15, 2026
Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

Tabaku: Rritja e çmimit të karburanteve, nga taksat e larta dhe mungesa e konkurrencës

March 15, 2026
VIDEO / “Vëllai im të du’ shumë”, Rama zbulon telefonatën me Thaçin: Më tha ‘e kam fituar lirinë’!

Rama: Dëshira e zjarrtë është që udhëheqësit e UÇK të kthehen në shtëpi

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In