• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gara në Fakultetin e Histori-Filologjisë/ Dalin fituesit në degët “Master”, grafiku se si do të bëhet regjistrimi

by
02/11/2021 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka përfunduar tashmë përzjedhja e studentëve që do të mund të vijojnë ciklin e dytë të studimeve në programet “Master shkencor” dhe “Master profesional” në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës për pranimet e vitit të ri akademik 2021-2022. Pas vlerësimit të aplikimeve të bëra nga studentët, ekspertët kanë detajuar tashmë listën zyrtare të studentëve që plotësojnë kushtet për të ndjekur programet e nivelit të dytë në këtë fakultet.

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19, regjistrimi i fituesve në secilin program studimi do të bëhet sipas një grafiku të mirëpërcaktuar. Procesi i regjistrimit do të nisë zyrtarisht ditën e nesërme me datën 3 nëntor. Referuar kushteve të përcaktuara, fituesit e programeve të studimit “Master” duhet të paraqiten pranë sekretarive mësimore për të kryer regjistrimin përfundimtar sipas afatit të aprovuar për secilin program studimi. Procedura e regjistrimit duhet të ndiqet nga vetë studenti që është shpallur fitues, i cili duhet të ketë me vete një dokument identifikimi, si dhe mandatin e pagesës së regjistrimit në vlerën 2.000 lekë, të cilën duhet ta shlyejnë në një nga bankat e nivelit të dytë para se të paraqiten në fakultet për të kryer regjistrimin final.

Në programet “Master i shkencave” procedurat e regjistrimit do të zhvillohen nga ora 10.00-14.00 duke nisur nga data 3 nëntor, për të vijuar sipas grafikut që e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit për secilin program studimi. Autoritetet e këtij fakulteti bëjnë me dije se për programet “Master profesional” regjistrimet do të zhvillohen ndërmjet dy fashave 10:00-16:00, si dhe 10:00-13:00 sipas datave të përcaktuara për sceilin program studimi, grafik të cilin gjithashtu e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit.

Programet e studimit të ciklit të parë synojnë të japin njohuri bazë mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme dhe aftësi të caktuara në një larmi të gjerë profesionesh e specialitetesh. Këto programe realizohen, me 180 kredite europiane (ECTS) dhe kohëzgjatja normale e tyre është 3 vite akademike. Studentët në këtë program, mbështetur në kriteret e vendosura në rregulloren e UT-së për notën mesatare, mund të diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar ose punim diplome. Në përfundim të programeve të studimit të ciklit të parë, lëshohet diplomë universitare “Bachelor” në fushën e arsimimit të kryer.

Programet e studimit të ciklit të dytë në “Master i shkencave” i pajisin të diplomuarit që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor”, me njohuri të thelluara shkencore teorike dhe praktike në drejtimin përkatës. 2. Ky program mund të realizohet me 120 kredite me kohëzgjatje normale jo më pak se dy vite akademike. Këtu përfshihen 30-40 kredite për një projekt kërkimor, nën udhëheqje të kualifikuar, i cili përfundon me diplomë (mikrotezë). Në përfundim të programit të studimit të ciklit të dytë, lëshohet diplomë universitare “Master i shkencave” në fushën e arsimimit të kryer.

Ndërsa programet e studimit “Master profesional” u ofrojnë të diplomuarve me një diplomë të ciklit të parë njohuri me karakter praktik profesional në drejtimin përkatës. Këto studime mund të realizohen me 60 ose 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit ose dy vite akademike Studentët në këtë program, mbështetur në kriteret e vendosura në rregulloren e fakultetit për notën mesatare, mund të diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar ose punim diplome. Në përfundim të programit të studimit të ciklit të dytë, lëshohet diplomë universitare “Master profesional” në fushën e arsimimit të kryer.

GRAFIKU I REGJISTRIMIT TË FITUESVE TË PRANUAR NË DEGËT E “MASTER SHKENCOR”

  • Më datë 3 nëntor do të kryhet regjistrimi i fituesve të degës Gjuhësi.
  • Më datë 4 nëntor do të kryhet regjistrimi i fituesve të degës Letërsi.
  • Më datë 5 nëntor do të kryhet regjistrimi i fituesve të degës Histori.
  • Më datë 8 nëntor do të kryhet regjistrimi i fituesve të degës Marrëdhënie Ndërkombëtare.
  • Më datë 9 nëntor do të kryhet regjistrimi i fituesve të degëve Arkeologji, Trashëgimi Kulturore.
  • Më datë 10 nëntor do të kryhet regjistrimi i fituesve të degëve Gjeografi.
  • Më datë 11 nëntor do të kryhet regjistrimi i fituesve të degës Gazetari Komunikim (numri rendor 1-30).
  • Më datë 12 nëntor do të kryhet regjistrimi i fituesve të degës Gazetari Komunikim (numri rendor 31-60).
  • Më datë 15 nëntor do të kryhet regjistrimi i fituesve të degës Gazetari Komunikim (numri rendor 61-92).

GRAFIKU I REGJISTRIMEVE PËR FITUESIT NË PROGRAMET “MASTER PROFESIONAL”

  • Më datë 3,4,5 nëntor ora 10:00-16:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve në degën Histori, Mësuesi.
  • Më datë 6 nëntor, ora 10:00-13:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve në degën Gjuhë-Letërsi, Mësuesi.
  • Më datë 8,9,10 nëntor, ora 10:00-16:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve të degës Gjuhë-Letërsi, Mësuesi.
  • Më datë 11,12 nëntor, ora 10:00-16:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve në degën Gjeografi, Mësuesi, GIS, Guidë turistike.
  • Më datë 13 nëntor, ora 10:00-13:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve në degët Gjeografi, Mësuesi, GIS, Guidë turistike.
  • Më datë 15 nëntor, ora 10:00-16:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve në degën, Gjuhë-Letërsi, Mësuesi, për të gjithë ata të cilët nuk mundën të jenë prezent në ditët e caktuara sipas grafikut së mësipërm.
  • Më datë 16 nëntor, ora 10:00-16:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve në degën Histori, Mësuesi, për të gjithë ata të cilët nuk mundën të jenë prezent në ditët e caktuara sipas grafikut së mësipërm.
  • Më datë 17 nëntor, ora 10:00-16:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve në degët Gjeografi, Mësuesi, GIS, Guidë turistike, për të gjithë ata të cilët nuk mundën të jenë prezent në ditët e caktuara sipas grafikut së mësipërm.

/b.h

Next Post
Perversi/ Kreu marrëdhënie seksuale me një 11-vjeçare, në pranga 19-vjeçari lushnjar

Perversi/ Kreu marrëdhënie seksuale me një 11-vjeçare, në pranga 19-vjeçari lushnjar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In