• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gara/ Lista me 10 emra për vendin vakant në Kushtetuese, edhe ish-ministri i PS kërkon firmën e Metës

by Java News
19/05/2022 15:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese do të ketë pesë vende vakante për tu plotësuar pas mbarimit të mandatit të Altin Binajt dhe Përparim Kalos.

Sipas Kushtetutës, këto vende do të plotësohen një nga Kuvendi, një nga Presidenca dhe tre nga Gjykata e Latrë.

Presidenca do të zëvendësojë vendin vakant që lë bosh Përparim Kalo dhe në fillim të shkurtit mbylli procedurën e pranimit të kandidaturave.

Ndër emrat që shfaqën interes për tu bërë anëtarë të Gjykatës së Lartë ishin edhe ish-kryeprokurorja Arta Marku, Sandër Beçi, Besnik Dervishi dhe ish-kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi.

Lista e plotë e Presidencës përbëhej konkretisht nga Ardita Buna, Arta Marku, Arta Vorpsi, Besnik Dervishi, Elida Take, Gent Ibrahimi, Juliana Latifaj, Maksim Qoku, Manjola Xhaxho dhe Sandër Beci.

Më pas është KED-ja e cila duhet të vlerësojë me pikë të gjithë kandidatët dhe t’i çojë kreut të shtetit renditjen nga më të kualifikuarit. Lista nuk duhet të përmbajë më pak se 3 emra, ndërsa Presidenti nuk mund të zgjedhë emër tjetër përveç tre kandidatëve të parë.

Në listën e tre emrave më të kualifikuar mund të jetë edhe ai i ish ministrit socialist, Besnik Dervishi. Ai mban aktualisht postin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit. Në nenin 125 paragrafi 5 të Kushtetutës thuhet se “Gjyqtari nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. Kritere të tjera, si dhe procedura për emërimin dhe zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese rregullohen me ligj”.

Në CV-në e dorëzuar pranë Gjykatës së Lartë dhe në Presidencë, Besnik Dervishi, aktualisht Komisioner për të Drejtën e Informimit  dhe për Mbrojtjen e të Dhënave dhe deputet nga 2005 deri në 2009 deklaron se nga tetori 2013 deri në prill të 2014-s ka mbajtur postin e Prefektit të Vlorës.

Sipas Kushtetutës, afati 10-vjeçar që Besnik Dervishi të kualifikohet për t’u zgjedhur anëtar në Kushtetuese përfundon në prill të 2024-s./m.j

Next Post
Furgonët plotë me nxënës/ Policia kontrolle të befasishme për shoferët e mjeteve. 4 prej tyre kapen “tapë” në timon

Furgonët plotë me nxënës/ Policia kontrolle të befasishme për shoferët e mjeteve. 4 prej tyre kapen “tapë” në timon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com