• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gara elektorale në Tiranë, qarku që vendos fatet e Kuvendit me 26% të ulëseve në zgjedhjet e 2025

by A R
09/05/2025 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në zgjedhjet e 11 Majt për qarkun e Tiranës do të votojnë 913415 qytetarë brenda territorit shqiptar, teksa numri i votuesve të regjistruar nga Diaspora për këtë zonë zgjedhore është 52,431 votues. Numri i mandateve parlamentare për qarkun Tiranë ka ardhur duke u rritur nga viti në vit. Në zgjedhjet parlamentare 2009 dhe 2013 kishte 32 mandate, në 2017 iu shtuan dy duke shkuar në 34 mandate ,në 2021 shkoi në 36 mandate dhe në zgjedhjet e vitit 2025 për shkak të rritjes të numrit të popullsisë në 4-vjeçarin e fundit, Tiranës iu shtua edhe një mandat parlamentar ku nga 36, do të ketë 37 ulëse në Kuvend.

114642 të rinj votojnë për herë të parë në Tiranë, teksa 1081 për shkak të dekriminalizmit nuk kanë të drejtë vote në këto zgjedhje.

Gara elektorale në Tiranë, qarku që vendos fatet e Kuvendit me

Qarku i Tiranës përfshin 5 bashki, Tiranën, Vorën, Kavajën, Rrogozhinën dhe Kamzën. Në zgjedhjet e 2025, i vetëm qarku Tiranë zotëron 26% të vendeve në parlament.

Në zgjedhjet e 2025 marrin pjesë 11 subjekte politike, ku tre prej tyre janë koalicione, teksa qendra votimi që do ti drejtohen qytetarët në total janë 1882. Listat e mbyllura të PD dhe PS kryesohen nga kryetarët e partive politike, për demokratët Sali Berisha e për socialistët Edi Rama.

PS ka vendosur dy drejtues politik për qarkun Tiranë: Ogerta Manastirliu mbulon territorin e bashkisë së kryeqytetit, ndërsa Elisa Spiropali pjesën  tjetër të qarkut. Në krahun tjetër, PD ia ka besuar fushatën Belind Këlliçit. Secila parti politike në liste të mbyllur ka dërguar 12 emra teksa për listat e hapura janë regjistruar 37 emra.

Gara elektorale në Tiranë, qarku që vendos fatet e Kuvendit me

Disa prej partive të reja kanë zgjedhur që të vendosin emra fiktiv në lista të mbyllura si revoltë ndaj sistemit të listave, teksa vetë drejtuesit e partive apo ata që realisht synojnë të marrin mandate janë në listë të hapur ku ai  që merr një votë më shumë do të shkojë në parlament nëse arrijnë të mbledh votat e nevojshme.

Në zgjedhjet e 2021, Partia Socialiste fitoi 18 mandate, PD 15, LSI sot Partia e Lirisë 2 mandate dhe PS e Tom Doshit  arriti të merrte një mandat. Mandat i fundit në Tiranë për zgjedhjet e 2021 u fitua nga PD me 12156 vota. Kjo shifër është orientuese se sa vota do t’i duhen minimalisht një partie të re politike për të marr një mandate në zonën zgjedhore të kryeqytetit.

Next Post
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 10 Maj 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Është më shumë se e rrënuar”, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

Është më shumë se e rrënuar, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

October 3, 2026
Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

October 3, 2026
22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: “Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com