• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gara e klikimeve dhe fituesit humbës

by A R
25/01/2018 11:43
Operating on the computer

Operating on the computer

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arlinda Çausholli/

Po shkruaj dy rrjeshta, meqë bota shpirtërore për shumë si unë, ka dalë nga moda dhe nuk jam në garë. A po, në garë jam. Por, në garë me veten… me synimin që ditë pas dite, të zhvillohem apo të bëj diçka të mirë që sjell dobi. E për ironi, në të njëjtën kohë, duhet të shpik ca mekanizma që të më mbrojnë nga dalldia kolektive që na ka zënë, në garën e klikimeve që mbushin koshet sociale. A është dhunë kjo? Them se po. Në radhë të parë është dhunim i vetes, por rrallëherë njeriu i kthen sytë nga vetja.

Nëse dua t’i jap një figurë imagjinatës, shoh një skenë me dërrasa të vjetra, që lyhet me bojë e duket si pa bojë, e aty hipin vjelësit e klikimeve apo ithtarët e modelit të ri shoqërisë sonë. Spektatorët – që jemi ne – themi kur do mbarojë kjo shfaqje e shformuar. E si jo?

Njerëz të zbukuruar me zor, fjalor dhune, këngë të fortësh, video me lekë e femra si objekte. Nga pas kanë një tufë mediatike që i trumbeton papushim nëpër ekrane, në artikuj, e intervista. Vetëm për numër klikimesh. E për ndonjë reklamë më shumë.

Ne vdesim nga pak çdo ditë. Sa herë që bëhemi pjesë e kësaj shfaqjeje… sepse është presion i përditshëm të cilin e shkarkojmë me ashpërsi dhe mllef tek njëri-tjetri si llavë vullkani, me apo padashje. E mbetemi në thelb e në ligështim, një shoqëri që nuk ka respektin dhe vlerat si pikë referimi, por sipërfaqësinë e ujit që ka kohë që nuk rrjedh.

Media ka një qëllim social, përtej atij ekonomik. Bilanci mes të dyjave, është lufta apo tundimi më i madh, që në emër të konkurencës ajo justifikon veten, dhe qëllimin. Por brezi i ri po deformohet dhe i shtrembëruar, nuk ecën dot përpara. Diku do rrëzohet.

A ka zgjidhje? Eshtë koha virtuale, dhe koha virtuale mbetet gjithmonë abstrakte. Por një dritare për zërat që ia vlejnë asnjëherë nuk është vonë të hapet. E solidariteti mes atyre që botën shpirtërore e mbajnë me thonj, është më se i domosdoshëm. E zëri i brendshëm i mospajtimit që i duhet ngritur volumi në kupë të qiellit.

Kam miq në Gjakovë dhe përherë kur i takoj, më befason lumnueshëm toni i zërit që përdorin dhe respekti për të njohur e të panjohur. E unë qetësohem, se nuk kam nevojë të filtroj arrogancën, siç bëj çdo ditë në tokën që asnjëherë nuk zgjodhëm ta braktisnim.

(Blog/Ndër Mejtime)

Next Post
E kishin marrë me qira, italianëve u shkrumbohet mjeti në Himarë

Sherri për pronën, vritet me sëpatë 59-vjeçari në Librazhd

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In