• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gara brenda PD provë e demokracisë”/ Basha: 25 prilli masakra më e madhe zgjedhore!

by
08/06/2021 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryedemokrati Lulzim Basha vijoi sot takimet në kuadër të fushatës për garën brenda PD-së duke u ndalur në kryeqytet dhe në Shijak. Basha u shpreh se 25 prilli ka hyrë në histori si masakra më e madhe zgjedhore.  Ai tha se më 25 prill bandat morën peng demokracinë dhe sipas tij socialistët dolën nga ky proces të kapur deri në rrënjë.

“Beteja për unazën e re njësoj si shumë beteja të katër viteve faktuan shpirtin e qëndresës te demokratët, vendosmërinë dhe vetëdijen se ne nuk jemi thjesht një parti politike por e vetmja familje që i shërben shqiptarëve. Ishim të vetëdijshëm për pabarazinë e betejës. Që nga rrafshimi i marrëveshjes së 5 qershorit se kë kishim përballë. 25 prilli ka hyrë në histori si një ngjarje e dy përmasave.

Kurrë më parë përmasat e masakrës zgjedhore nuk kanë qenë të tilla. Me duart bosh pa asnjë pushtet por me pushtetin më të madh që zoti mund t’i falë njerëzve të lirë dhe pushtetin moral të një familje politike që ka lindur nga lëvizja e dhjetorit. I ka sjellë Shqipërisë etapa të rëndësishme. Jo më kot të gjitha arritjet mbajnë vulën tuaj dhe të Partisë Demokratike. Kjo masakër zgjedhore ka tejkaluar gjithçka që është parë në këtë vend. Më 25 prill ka rënë demokracia.

Më 25 prill nuk është dita kur shumica vendosi por dita kur bandat morën peng ëndrrën për ndryshim. Janë të vetëdijshëm për atë që i kanë shkaktuar shoqërisë, vendit dhe demokracisë. Janë hedhur në agresion sërish kundër partisë demokratike. Ne u rritëm dhe nuk e kam fjalën për rritjen numerike që është e faktuar në degët që ju mbuloni. Ata dolën me një shtet të kapur deri në rrënjë ndërsa ne dolëm me një program ndër të mirët të hartuar në vitet e fundit”, u shpreh Basha.

Kreu i PD theksoi se partia ndodhet në kushtet e një gare të brendshme të cilën e quajti një tjetër provë të vlerave të saj për demokracinë dhe respektin për konkurrencën.

“Sot në kushtet e një gare të brendshme, një garë e cila është një tjetër provë e vlerave tona, e vlerave të demokracisë, e vlerave të respektit për konkurrencën, për debatin. Të gjithë duhet të jemi krenar me këto vlera dhe ky është një avantazh i padiskutueshëm për të cilin nuk duhet të fshihemi por duhet ta shpalosim para shqiptarëve si një garanci më shumë, sepse jemi të gatshëm dhe gati për të administruar daljen nga kriza dhe për të përmbushur aspiratat e tyre për ndryshim.

Por dizavantazhi qëndron në faktin se dorëzimi përballë atyre që 25 Prillin nuk e konsiderojnë masakër zgjedhore por një fitore të Edi Ramës, mund të mbjellë nja tjetër farë përçarje në gjirin e një familje që ka dalë e bashkuar nga kjo betejë. Nxitimi i ndokujt, i ndonjë mendje të turbulluar nuk mund të përbëjë arsye për t’i rënë me shqelm sakrificës prej secilit prej jush në këtë sallë dhe të mijëra demokratëve anembanë Shqipërisë.

Nuk mund të përbëjë arsye për të shkatërruar atë që kemi ndërtuar së bashku. 25 prilli duhet të na bashkojë, 25 prilli është masakër zgjedhore dhe çdo qëndrim tjetër është i papranueshëm. Është i papranueshëm jo për mua, por sepse është e vetmja farë nga mund të mbijë fidani i përçarjes tek i cili shpreson të kapet si i mbyturi pas fijes së kashtës Edi Rama dhe regjimi i tij”, deklaroi kreu i PD.

/b.h

Next Post
Përjashtimi nga aktivitetet e Kuvendit, gazetarët njoftojnë për protestë ditën e nesërme

Përjashtimi nga aktivitetet e Kuvendit, gazetarët njoftojnë për protestë ditën e nesërme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com