Fotot që shënuan historinë e elektronikës
Kujtimi i heronjve të kompjuterizimit në masë publikohet në formatin bardhë e zi. Veprat që kujtojnë sukseset dhe dështimet e para të Steve Jobs dhe Bill Gates transmetohen nga një teknik e “vjetër”.
Teknikë e cila në vitet e mëvonshme do të zëvendësohet me ardhjen e teknologjive digjitale nga sukseset e sipërmarrësve të teknologjisë së informacionit.
Imazhet e fotografit amerikan Doug Mendez tregoj prapaskenat e 15 viteve zbulime, revolucione dhe inovacione, që kanë ndryshuar jetën e përditshme të gjithë ne, nga kompjuterët personal në programet e para të përpunimit të fotografive, të përdoruara edhe në ditët e sotme.
Pavarësisht ëndrrës e cila mund të kthehej në një makth në fillim të viteve 2000, epoka e pionierëve të kompjuterit personal vazhdon të jetë një përrallë bindëse, që përfshin të gjithë: përdoruesit, filmat dhe fotografët. “La Repubblica” sjell fotot e publikuara nga libri i Doug Menuez “The Digital Revolution in Silicon Valley 1985-2000”.