• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Galaja muzikore “Të lulëzojmë së bashku!” e CMG -së, ndiqet me interes të veçantë

by E B
10/10/2026 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në këtë vjeshtë të artë, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) organizoi në brigjet e liqenit Yanqi në Pekin galanë muzikore të Ngushticës së Tajvanit 2026, me titull “Të lulëzojmë së bashku!”. Mbi 400 pjesëmarrës nga të dy anët e ngushticës u mblodhën për të shijuar muzikën dhe për të ndarë ndjenjat e bashkimit.

Me Festën e Mesvjeshtës si simbol të bashkimit familjar, galaja solli këngë të njohura që zgjuan kujtime të përbashkëta kulturore, duke përcjellë njëkohësisht traditën mijëravjeçare kineze të ribashkimit dhe lidhjet e thella emocionale mes bashkatdhetarëve në të dy anët e ngushticës.

Tradita dhe moderniteti, meloditë klasike dhe këngët e reja u ndërthurën në të njëjtën skenë. Këngë të njohura si “Gao Shan Qing”, “Gjiri Penghu i gjyshes” dhe “Hëna e harkuar” emocionuan publikun. Këngëtari Jiang Yuheng interpretoi sërish këngën e tij të njohur “Zemra e trazuar”, ndërsa Wang Bo, Guo Jing dhe Zhang Qi sollën interpretime plot gjallëri dhe energji rinore.

Aktori tajvanez Wang Yaoqing interpretoi këngën “Vetëm me përpjekje mund të fitosh”, të cilën e ka kënduar që nga fëmijëria. Përmes saj, ai dëshironte t’u përcillte të rinjve në të dy anët e ngushticës mesazhin e guximit, këmbënguljes dhe përpjekjeve për realizimin e ëndrrave.

Shfaqja artistike “Mendime mbi çajin nën dritën e hënës”, përmes simboleve të hënës, çajit dhe letrave familjare, solli mallin për familjen dhe vendlindjen. Zhang Yaping, drejtues i Departamentit të Çështjeve të Kinës Kontinentale në Kuomintang, u shpreh se përmes dialogut mes dy brezave, vepra rrëfen me ndjeshmëri lidhjet familjare, mallin për vendlindjen dhe kujtimet kulturore, duke përcjellë në mënyrë të gjallë kuptimin e thellë të ribashkimit gjatë Festës së Mesvjeshtës.

Artistja e operës së Pekinit Wang Peiyu dhe artistja tajvaneze Wei Haimin interpretuan së bashku një pjesë nga opera klasike “Silang viziton nënën”. Wang Peiyu kujtoi se gjatë shfaqjeve të saj të shumta në Tajvan, kjo vepër ka qenë gjithmonë ndër më të pëlqyerat e publikut, pasi shpreh dëshirën e thellë për ribashkim familjar.

Galaja muzikore “Të lulëzojmë së bashku!” ishte më shumë se një shfaqje artistike. Ajo u shndërrua në një urë komunikimi kulturor dhe emocional mes bashkatdhetarëve në të dy anët e Ngushticës së Tajvanit. Aktivitete të tilla pritet të nxisin më tej shkëmbimet, mirëkuptimin dhe afrimin mes tyre, duke vijuar të shkruajnë kapituj të rinj të lidhjeve të përbashkëta kulturore dhe shpirtërore.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHOKOHET BAYERN/ Lille përmbys bavarezët në vetëm 3 minuta, fiton 2-1 në Champions League

SHOKOHET BAYERN/ Lille përmbys bavarezët në vetëm 3 minuta, fiton 2-1 në Champions League

November 25, 2026
PS propozon shtyrjen e rivlerësimit të banesave deri në vitin 2027, mbetet në fuqi taksa 5%

PS propozon shtyrjen e rivlerësimit të banesave deri në vitin 2027, mbetet në fuqi taksa 5%

November 25, 2026
Merz ngre alarmin pas raketës në Poloni: Rusia është e gatshme për përshkallëzim edhe me Evropën

“Rusia po zgjeron kërcënimet”, Merz paralajmëron Evropën: Synimet e Putinit shkojnë përtej Ukrainës

November 25, 2026
Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

November 25, 2026
U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

Përplasja Spiropali-Rama, Gjyli: Reagim pas përjashtimit, nuk besoj se mund të krijojë një lëvizje

November 25, 2026
As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

November 25, 2026
Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

November 25, 2026

Kur nuk të mjafton më partia, sepse të mungon karrigia

November 25, 2026
“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

November 25, 2026
U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In