• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gafat që mbajnë gjallë “këllëfin” e Strazimirit…

by Andi Malasi
29/03/2016 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Andi Malasi

Që Policia e Shtetit do të procedonte për “armëmbajtje pa leje” Gent Strazimirin kjo ishte mëse e pritshme dhe normale pas pamjeve që qarkulluan në media, që edhe më skeptiku bindej se në brez ai mbante një armë. Aq të qarta ishin pamjet sa edhe vet deputeti nuk mund të mbrohej me taktikën e zakonshme shqiptare “nuk është ashtu siç duket” pavarësisht se këtë taktikë po përpiqet të ndjekë partia e tij.

Në një moment nervozizmi dhe përballë pamjeve të pakontestueshme, ai u detyrua të pranojë se lëviz me armë, por si një njohës i mirë i procedurës penale, u tregua i kujdesshëm të mos pohojë se armën e kishte edhe në protestë.

Nuk e mohoi që e kishte me vete, por ama as e pohoi!

Ndoshta sepse strategjinë e mbrojtjes nuk do ta hartonte vet Strazimiri, siç është normale kur je pjesë e një grupimi politik dhe bën disa kalkulime. Ndaj Strazimiri la shteg për të aktivizuar taktikën “nuk është ashtu siç duket”.

Këtu hyn në lojë avokatura e forcës së tij politike. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani tha para gazetarëve se nuk ishte armë, por mund të kishte qenë një “këllëf” telefoni…mund…! Sërish shteg i hapur i opozitës për të gjetur alibinë më të besueshme. Dhe nuk vonoi teza tjetër. Përsëri me shumë kujdes opozita artikuloi se pamjet mund të ishin fotoshop…mund sërish…!

Nëse Strazimiri do ta pohonte se e kishte armën në brez te protesta e liqenit, atëherë alibitë e opozitës për të bërë avokaturën ndaj deputetit të saj të angazhuar fort në betejën e Dekriminalizimit (për ironi të fatit) do të veniteshin.

Për deputetin demokrat posedimi i një arme ligjërohej sipas tij me faktin se ushtronte detyrën brenda një Parlamenti të inkriminuar ku duhej të mbrohej…se mazhoranca ka Armando Prengën e inkriminuar…etj etj…Praktikisht me deklaratat  kontradiktore dhe nervozizmin e Strazimirit edhe më skeptikët apo militantët e opozitës u bindën se “këllëfi” i telefonit ishte armë. Të mohonte se kishte një armë pa leje nuk e bënte dot, sepse ai nuk i ishte përgjigjur një shkrese zyrtare të bërë publike nga policia ku ftonte të dorëzonte armën që kishte pasur me leje për shkak të detyrës. Por kjo e drejtë i mbaronte pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri “për armët”.

Me letrën e bërë publike, policia bindi opinionin publik se Strazimiri mbante armë, por në këtë moment dalin në pah së paku dy gabime të pafalshme për Policinë e Shtetit.

Së pari, në shkresën e firmosur nga shefi i Komisariatit nr. 3 Tiranë, Strazimirit i jepej si afat kohor data 25 mars 2016 për dorëzimin e armës, që nuk mund ta mbante sipas ligjit të ri. Çështja “Strazimiri” shpërtheu në datën 28 mars. Pra, policia ishte e informuar se qytetari (deputet) Gent Strazimiri qarkullonte me armë pa leje. Ndaj tij duhej vepruar njësoj siç me siguri do të veprohej ndaj një qytetari të thjeshtë. Nëse do të vepronte ndoshta protesta te liqeni nuk do të ishte bërë fare të hënën nga opozita dhe do të ishin kursyer ca stola dhe ca fatura më shumë për të dëmshpërblyer kompaninë që kryen punimet. Ndoshta energjitë e saj do të ishin përqendruar për të mbrojtur deputetin nga “policia e inkriminuar që i përndjek…nga policia e inkriminuar që arreston deputetin hero…nga policia e lidhur me bandat..nga policia që…etj etj…”. Por këtu flasim me “nëse” policia do të vepronte në datë 26 mars kur ai duhej të kishte dorëzuar armën…Ky kompleks në radhët e Policisë së Shtetit duhet të marrë fund, dhe duhet të vepronte e të veprojë në mënyrë të barabartë ndaj deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Së dyti, Policia konsumoi një gabim të pafalshëm gjatë protestës kur konstatoi se një deputet mbante armë (edhe me leje nuk lejohet kategirikisht gjatë një manifestimi publik). Uniformat blu duhej të vepronin sikur të kishin një qytetar të thjeshtë, dhe të arrestonin në kushtet e flagrancës deputetin. Nuk besoj se drejtuesit e policisë u duhej shumë të zbërthenin ligjin që thotë se Policia e Shtetit ka të gjitha atributet dhe detyrimin ligjor të ndjekë procedurën e arrestit në flagrancë e vetme, që do të thotë se nuk ishte e nevojshme të priste nga prokuroria ta firmoste urdhërarrestin. Gjatë kohës që prokuroria dhe policia i hidhnin topin njëra-tjetrës, (siç është bërë traditë në çështjet sensitive për politikën) opsioni për “arrestin në flagrancë” ra. Pritja dhe ecejaket me prokurorinë dogjën “arrestin e flagrancës”, që do të digjte alibitë e “fotoshopit” dhe “këllëfit” të celularit, që për hir të së vërtetës në këtë sistem drejtësie kanë treguar se kanë sukses! Mbetet vetëm të presim tashmë!

Next Post

Një fermë pranë Tiranës, për t’u marrë shembull (Galeri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të i japin fund miqësisë me Iranin

Trump tërhiqet sërish: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

June 11, 2026
Kuvend, prezantohet pr.buxheti 2026 me vlerë 8.8 mld €/ Malaj: Rrit pensionet e pagat, përgatit vendin drejt BE-së

Saga 10-vjeçare me “Bankers”, Malaj: Shteti fitoi betejën juridike, ka nisur vjelja e detyrimeve

June 11, 2026
Rama kundër SPAK-ut, Berisha është vetëm një grusht kripë më shumë në det

Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

June 11, 2026
“Çdo çudi zgjat 3 ditë”, Rexhaj për protestën: Këta s’e tronditën vendin, rrinë në kafene

“Çdo çudi zgjat 3 ditë”, Rexhaj për protestën: Këta s’e tronditën vendin, rrinë në kafene

June 11, 2026
Pas konflikteve: Momenti i papritur mes Taylor Swift dhe Kylie Jenner bëhet viral

Pas konflikteve: Momenti i papritur mes Taylor Swift dhe Kylie Jenner bëhet viral

June 11, 2026
Irlanda si “derë e pasme” drejt Britanisë, trafikantët reklamojnë kalime të paligjshme në TikTok

Irlanda si “derë e pasme” drejt Britanisë, trafikantët reklamojnë kalime të paligjshme në TikTok

June 11, 2026
Meksikë-Afrikë e Jugut, publikohen formacionet e sfidës hapëse të Botërorit

Meksikë-Afrikë e Jugut, publikohen formacionet e sfidës hapëse të Botërorit

June 11, 2026
Heqja e “Non Grata”-s për Berishën, koordinatori i PD-së: Supermashtrim! Mund t’i kenë dhënë vizë, por…

Heqja e “Non Grata”-s për Berishën, koordinatori i PD-së: Supermashtrim! Mund t’i kenë dhënë vizë, por…

June 11, 2026
Nga Ronaldo te Messi, kush janë dhjetë futbollistët më të pasur në Kupën e Botës

Nga Ronaldo te Messi, kush janë dhjetë futbollistët më të pasur në Kupën e Botës

June 11, 2026
DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës

Çfarë janë “waivers”? Përjashtimet që SHBA mund t’u japë edhe personave “non grata”

June 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In