Agjencia e lajmeve “Reuters” ka bërë një gabim duke e cilësuar këngëtaren shqiptare Elhaida Dani si përfaqësuese e Rusisë në Eurovision.
Dani sapo përfundoi këngën e saj “I’m Alive”, që e përfaqëson Shqipërinë në gjysmëfinalen e parë, por Reutersi raportoi se Dani, përfaqësuesja ruse sapo performoi këngën e saj.
“Këngëtarja Elhaida Dani përfaqësuesja ruse, performon këngën ‘I’m Alive” gjatë gjysmëfinales së Eurovisionit që po mbahet në Vjenë”, shkruan gabimisht Reutersi.