• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gafa e PD, si miratoi Lulzim Basha vendimin për të emëruar rrugën me emrin e vëllait të Mark Frrokut

by Java News
23/01/2020 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paraditen e sotme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, solli një shembull sesi emeroheshin rrugët e qytetit në kohën kur Bashkia drejtohej nga Lulzim Basha, i cili i kishte vendosur një rruge emrin e një të dënuari. Pasdite, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi tha se emri nuk ishte vendosur në kohën e PD, duke bërë një gafë sepse e vërteta është duket krejt ndryshe.

Edhe pse në media e ka sulmuar, duket se Lulzim Basha ka pasur marrëdhënie krejt të tjera me ish-deputetin Mark Frroku, pasi ka qenë pikërisht Bashkia e Tiranës e periudhës së Bashës ajo që ka lejuar ndryshimin e emërtimit të rrugës në “Leonard Frroku”.

Ndryshimi i emrit të rrugës “Nexho Konomi” në “Leonard Frroku” u propozua më datën 27 prill të vitit 2012 me argumentin se Leonard Frroku i datëlindjes 1974 “ka kontribuar në rritjen e mirëqenies së komunitetit ku ka jetuar” (rruga që sot mban emrin e tij) dhe se një prej veprave të tij si biznesmen “është rruga tek Unaza e Re, në Tiranë, e cila u financua prej tij”.

Leonard Frroku ka ndërruar jetë në një aksident rrugor të ndodhur më 20 gusht të vitit 2006. Ky propozim është miratuar nga Bashkia e Tiranës në 24 Qershor të 2014-ës, kur drejtohej nga Basha. Miratimi i vendimit është firmosur nga zëvëndës-kryetari i PD-së i Këshillit Bashkiak, Zamir Ndroqi.

Pavarësisht akuzave të forta të opozitës për deputetin Mark Frroku, duke denoncuar gjatë viteve 2012-2014, periudhë kur kjo kërkesë është paraqitur dhe miratuar, kreu i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kryetari i Bashkisë Tiranë, ka vendosur ta miratojë kërkesën.
Në vitin 2012 në krye të Bashkisë së Tiranës ka qenë Kryetar Bashkie Lulzim Basha, i cili e kishte fituar mandatin që në vitin 2011 dhe e dorëzoi atë në shtator 2015./e.s/

Next Post
“Fituesi paracaktohet”, Erjon Braçe akuzon arbitrat: Vendosin në favor të kryesuesve

“Fituesi paracaktohet”, Erjon Braçe akuzon arbitrat: Vendosin në favor të kryesuesve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

February 10, 2026
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

Burgjet mes sigurisë formale dhe mungesës së transparencës – Niazi Jaho: Rehabilitimi nuk mund të mbetet vetëm në letër

February 10, 2026
Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

February 10, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

PD-së i ka ndalur koha, Ramën e rrëzon vetëm një pushtet i jashtëm

February 10, 2026
“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

February 10, 2026
“Shqyrtimi zgjati vetëm 1 orë”, Bardhi në ‘Kushtetuese’: Të shfuqizohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

“Shqyrtimi zgjati vetëm 1 orë”, Bardhi në ‘Kushtetuese’: Të shfuqizohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

February 10, 2026
Veliaj fiton betejën, por humb ‘mëkatarët’ që e shkarkuan

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

February 10, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Hagës i dridhet dora për krimet serbe, por i lëshohet për UÇK!

February 10, 2026
Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse për ish-krerët e UÇK-së, Prokuroria: Thaçi ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët

Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse për ish-krerët e UÇK-së, Prokuroria: Thaçi ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët

February 10, 2026
Sherr në një lokal në Bushat, 56-vjeçari qëllon me kosore 39-vjeçarin! Vihet në pranga

Ra nga shkallët e banesës, ndërron jetë 74 vjeçari në Durrës

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In