• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gafa e kreut të KLSH sot në Kuvend, raporti i AKU e “nxjerr zbuluar” për akulloret(Dokumenti)

by S T
16/07/2024 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, sot në raportimin vjetor në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave në Kuvend bëri një gafë të madhe teksa solli në vëmendje rastin e auditimit te Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vitin 2021 për një sasi akulloresh me përbërës të rrezikshëm, për të cilat ai tha se AKU nuk kishte kryer asnjë veprim.

“AKU është njoftuar menjëherë nga sistemi europian RASFF (RAPID Alert System for Food and Feed) dhe duhet të merrte masa për të ndaluar qarkullimin e akulloreve të kontaminuara. Oksid Etileni shkakton kancer, leuçemi, ndikon në aftësinë riprodhuese tek meshkujt. AKU nuk kreu asnjë veprim, nuk e bllokoi këtë produkt”, deklaroi kreu i KLSH-së.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë njoftim nga sistemi RASFF (RAPID Alert System for Food and Feed) më datë 30.07.2021, për produktin i cili ishte shpërndarë 5 muaj para njoftimit. Menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat për ta tërhequr nga tregu të gjithë sasinë e mbetur të akullores. Po kështu janë njoftuar konsumatorët dhe është asgjësuar produkti kundrejt procedurave ligjore. Për të gjitha këto veprime, AKU ka njoftuar zyrtarisht edhe vetë sistemin RASFF sipas emailit më poshtë, që mban datën 23 gusht

Deklaratat e kreut të KLSH-së janë vlerësuar me shqetësim edhe nga deputetët e pranishëm në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.

“Kërkova në internet lajmin dhe më rezulton se AKU e ka tërhequr nga tregu produktin. Dhënia e këtij informacioni nga ju ka sensitivitet të lartë sikundër është shëndeti. Të thoni që nuk janë marrë masa, për mua është një pohim shumë i rëndë. Të thuash sot në 2024 që ende nuk janë tërhequr akullore. Përgjegjësia e fjalës është shumë e madhe. Besoj që do duhet të jemi të kujdesshëm”, deklaroi deputetja Blerina Gjylameti.

Një ballafaqim të këtyre që tha kryetari i KLSH-së dhe punën e bërë nga AKU-ja për këtë rast kërkoi edhe deputetja tjetër Milva Ekonomi.

Ndërkohë kryetari i komisionit, Eduard Shalsi, e pyeti me habi kreun e KLSH-së se përse këtë rast të vitit 2021 e ka sjellë si shqetësim 3 vite me vonesë. Pritet që kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit për këtë çështje dhe për pyetjet e tjera të deputetëve të japë nesër shpjegime në një seancë tjetër në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.

Next Post
E trishtë! Zyrtarët palestinezë: 30 të vrarë si pasojë e sulmeve izraelite

E trishtë! Zyrtarët palestinezë: 30 të vrarë si pasojë e sulmeve izraelite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com