• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Gabuam me Boiken Abazin, nuk ka kryer asnjë vepër penale”

by A R
17/03/2016 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në urdhrin për largim me forcë, Abazi pos që ngarkohet me përgjegjësi penale, ngarkohet edhe me përgjegjësi të “kërcënimit të rendit dhe sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës”. Megjithatë, me asnjë fjali nuk arsyetohet se si e shkakton këtë rrezik.

Policia e Kosovës e ka ngarkuar me pesë vepra penale, Boiken Abazit si arsyetim për ta dëbuar nga Kosova.

Por, Abazi, nuk ka kryer asnjë vepër penale në Kosovë dhe nuk është fare nën hetime. Këtë fakt e ka pranuar vetë Policia e Kosovës, derisa është arsyetuar se në Urdhrin për largim me forcë është përvjedhur një gabim teknik kur ka shkruar se Abazi ka kryer pesë vepra penale.

“I njëjti (Boiken Abazi v.j.) është larguar se ka kundërvajtje, e jo vepër penale. Aty në njëfarë mënyrë është një gabim teknik i përvjedhur. Ndryshe, ai nuk ka vepër penale por vetëm kundërvajtje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Këtë përgjigje Kelani e ka dhënë kur është pyetur nga Insajderi se si mund të dëbohet dikush derisa është nën hetime apo i akuzuar për pesë vepra penale dhe si mund të sigurohet prania e tij në procedurë, derisa i ndalohet hyrja në Kosovë për dy vjet.

Në urdhrin për largim me forcë, Abazi pos që ngarkohet me përgjegjësi penale, ngarkohet edhe me përgjegjësi të “kërcënimit të rendit dhe sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës”.

Megjithatë, me asnjë fjali nuk arsyetohet se si e shkakton këtë rrezik.

Image

Në urdhrin për dëbim thuhet se “më 16 mars 2016, Boiken Abazi, është ndaluar nga Policia e Kosovës në Prishtinë”.

Gjatë procedurës së verifikimit të hyrje – daljeve në Kosovë, thuhet se është konstatuar se Abazi ka pasur daljen e fundit nga Kosova më 3 shkurt 2016 dhe nuk ka të dhëna të hyrjes së ligjshme në Kosovës pas kësaj date.

“Andaj, i njëjti në mënyrë të paligjshme ka hyrë dhe qëndruar në Republikën e Kosovës në kundërshtim me dispozitat nga ligji për të huajt. Gjatë përllogaritjes së qëndrimit të tij në Kosovë është konstatuar se ka konsumuar afatin 90 ditor të qëndrimit në Kosovë në periudhën kohore prej gjashtë muajve”, thuhet në urdhrin për dënim.

“Duke u bazuar në evidencat e Policisë së Kosovës si dhe sistemit SIPK i njëjti ka pesë raste të hapura për vepra të ndryshme penale gjatë qëndrimit në territorin e Kosovës”, ka theksuar Policia.

Duke u bazuar në këto konstatime, “Policia ka ndërmarrë masën e dëbimit nga territori i Republikës së Kosovës pasi që prania e tij përbënë kërcënim për rendin dhe sigurinë shtetërore të Republikës së Kosovës”.

Policia ka thënë se vendimi është i bazuar dhe është nxjerr në konsultim me prokurorin.

“Sa i përket urdhrit për dëbim, Policia është konsultuar me prokurorin dhe çdo veprim që është bërë është bërë në konsultim me prokurorin”, ka thënë Kelani.

“Prokuroria e ka dhënë lejen që ai duhet të dëbohet.  Prokurori ua ka dhënë të drejtën për depërtim por ka vetëm kundërvajtje e jo vepër penale. Zyrtari që e ka mbush, e ka bërë një gabim që ju ka përvjedhur”, ka thënë zëdhënësi i Policisë.

Përgjigja me shkrim e Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës është përgjigjur ndërkohë edhe me shkrim lidhur me çështjen e dëbimit të Boiken Abazit.

“Policia e Kosovës, në mbështetje të nenit 97 të Ligjit për të Huajt nr. 04/L-219 dhe nenit 8 paragrafit 1 të udhëzimit administrativ (MPB) NR. 09/2014, Për kthimin e të huajve me qëndrim të paligjshëm në Republikën e Kosovës, është nxjerr urdhër për largim të personit B.A. pasi i njëjti gjatë qëndrimit të tij në RKS ka rënë në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji”, thuhet në një përgjigje të Policisë.

Policia ka thënë se të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë ndërmarrë konform autorizimeve ligjore, kryesisht që ndërlidhen me ligjin për të huaj dhe organin kompetent.

“Personi i dëbuar nga Kosova ka pasur pesë (5) raste, ku shumica prej tyre janë të mbyllura apo në raste të hapura procedurë të rregullt, për çka i njëjti nuk ka urdhër arrest as letër rreshtim ndërkombëtar, apo ndonjë kërkesë të prokurorisë  apo gjykatës për arrestim apo paraqitje para këtyre organeve”, ka thënë Policia.

“Kështu që ç’do veprim apo vendim i organeve të drejtësisë i cili mund të merret lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës e zbaton”, thuhet në përgjigjen e pyetjes së si mund të dëbohet dikush që ka Pesë vepra penale./Insajderi.com

Next Post

Një grup kurd e mori përgjegjësinë për sulmin në Ankara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In