• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gabriel në takimin me Ramën: Kush bojkoton largon vendin nga rruga e integrimit

by A R
17/04/2017 15:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar gabriel ka përsëritur mesazhet e forta për opozitën që t’i jap fund bojkotit dhe bllokimit të Vettingut. Pas takimit me kryeministrin Rama, Gabriel deklaroi se “kush bojkoton parlamentin largon vendin nga rruga e integrimit”.

Ai nënvizoi dhe një herë thirrjen drejtuar opozitës për të ndalur bojkotin e parlamentit i cili largon vendin nga integrimi në BE. “Ne jemi gati të ndihmojmë duke sjellë më shumë vëzhgues zgjedhorë, të diskutojmë më tepër për financimin e fushatës zgjedhore por për këtë duhet të flasim në parlament dhe jo në çadër. Këshillojmë me urgjencë që ky bojkot të mbyllet. Nëse zgjedhjet bojkotohen dhe vendi kalon në situatë kaotike ne nuk mund tju  mbështesim. Kush bojkoton parlamentin largon vendin nga BE.”, tha ai.

Nga ana e tij, kryeministri Rama falënderoi Gabriel e Gjermaninë dhe theksoi se, “jam i bindur se do e kapërcejmë këtë moment dhe do jemi në gjendje ta bëjmë këtë”.

“E vlerësoj për angazhimin për të rritur bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar për procesin e integrimin europian të Shqipërisë, i jemi shumë të njohur Gjermanisë, qeverisë gjermane, kancelares, dhe ministrit të Jashtëm për mbështetjeje e në realizimin e reformave transformuese në vend, dhe padyshim reformës në drejtësi. Një mbështetje e shprehur por edhe e pasqyruar më së miri në ekspertizën dhe asistencën gjermane për forcimin e administratës publike, shtetin e së drejtës, dhe projektet në infrastrukturë, energjetikë, arsim profesional e jo vetëm.

E informova ministrin e Jashtëm për të gjitha hapat që Shqipëria ka ndërmarrë në përmbushje të prioriteteve për anëtarësimin në BE dhe për të gjitha sfidat që ne kemi, duke nisur nga më e rëndësishmja që është fillimi zbatimit të vettignut, për të pastruar sistemin e drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Duam t’i japim mesazhin e qartë ndërkombëtarëve se Shqipëria është fati për të filluar bisedimet për anëtarësimin në BE. Folëm edhe për rajonin.

I dëgjuam më vëmendje shqetësimin e ministrit të Jashtëm gjerman për situatë në rajon. Takimi i radhës në Trieste për procesin e Berlinit synohet të jetë frytdhënës. Patjetër që ne jemi të gatshëm për të vijuar më tej me reformën, dhe do të qëndrojmë përkrah Gjermanisë për sfida të përbashkëta. Synojmë që në Shqipëri dhe rajon të afirmohet fryma Europiane dhe të mbahet larg fryma e aktorëve të tretë që nuk kanë lidhje me perspektivën europiane të Shqipërisë”, tha Rama.

Konferenca është hapur me batuta duke e lidhur situatën politike me futbollin.

Ndërsa Rama i ka shprehur kënaqësinë që ekipi gjerman ta mundë gjithmonë Shqipërinë në futboll, ministri gjerman ia pret po me batutë.
“Nuk ka kufi në miqësinë mes Shqipërisë e Gjermaninë, mund të bëjmë tifozë secili për të skuadrat e veta. Unë bëj tifo për Verder Bremen, gruaja për Bayern, më ka zënë halli me gruan si ty me Bashën”,i tha Gabriel Ramës. /a.m.

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Basha takim me ministrin e Jashtëm të Holandës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 13, 2026
Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In