• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gaboi në tre vendime kundër Juventusit, gjyqtari La Penna merr dënim shembullor

by Ardit Rada
24/12/2020 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një Juventus-Fiorentina për t’u harruar, jo vetëm për bardhezinjtë. Mbrëmja e gjyqtarit romak, Federico La Penna, ishte po aq e zezë, me disa gabime dhe episode që provokuan diskutime dhe reagime të forta. Për shembull, menaxhmenti i Juventusit, që u largua nga stadiumi herët, pa mbaruar ndeshja.

Që të rikuperojë qetësinë dhe të jetë në gjendje të gjykojë përsëri, por me saktësi, dizenjatori Nicola Rizzoli pritet t’i japë atij një pushim (në fakt, dënim), duke mos e caktuar kund të javën e 15-të të Serie A. Kjo është më e pakta dhe raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”.

Në fakt, nuk do të ishte hera e parë që një gjyqtari të Serie A do t’i thuhej “stop”, pas një mbrëmjeje të keqe. Këtë sezon, tashmë ka ndodhur me Giacomelli, Maresca, Nasca dhe Piccinini. La Penna ishte protagonist i disa gabimeve të konsideruara serioze në “Allianz Stadium”. Mbi të gjitha, mungesa e kartonit të kuq ndaj Borja Valero në minutën e 50-të.

Në pjesën e parë i kishte dhënë vetëm karton të verdhë Cuadrado (më vonë u përjashtua nga ndeshja me të kuq, pasi ndërhyrja e tij e ashpër u pa me VAR). Po kështu, në pjesën e dytë nuk pranoi dy penallti të mundshme të Juventusit për faullet ndaj Ronaldos dhe Bernardeschi.

Këto spikasin, në mesin e shumë gabimeve të tjera të vogla, të cilat e kryqëzojnë. Ai do të ketë kohë të mendojë e reflektojë, para se t’i besohet përsëri bilbili, duke e kthyer faqen./a.p

Next Post
Zhaklina Peto: U dorëhoq KED, jo unë! Ndoshta shihemi në gjyq

Zhaklina Peto: U dorëhoq KED, jo unë! Ndoshta shihemi në gjyq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com