• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gabimi strategjik i Metës në Vlorë

by Dritan Hila
13/04/2021 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Nuk dihet se çfarë ka menduar Ilir Meta kur ka shmangur Luan Ramën nga përfaqësimi i Vlorës, por është një lëvizje që do ta paguajë në elektorat.

Shmangja e emrave të listës në momentin e fundit, në rradhë të parë tregon nervozizëm dhe pasiguri, ç’ka është e lexueshme lehtë. Ndërrimi i lojtarëve në minutat e fundit të ndeshjes tregon dëshpërim. Heqja e sulmuesit kryesor dhe futja e një emri të panjour nga stoli tregon se trajneri do të ruajë një humbje të pranueshme. Këtë e di çdo tifoz futbolli.

Nga këndvështrimi strategjik ishte një hamendësim afër reales se Meta në bashkëpunim me Leskajn të pilotonin votat që nuk prodhojnë deputet për PD-në drejt LSI-së në mënyrë që Luan Rama si numri një i saj të dilte deputet. Kjo pasi LSI-ja pas shizmave lokale e ka të vështirë të bëjë numrat, ama me një ndihmë të vogël nga PD-ja mund të kompensonte rrjedhjet dhe kapte kufirin mbi tetë mijë vota, sa është kufiri i parashikueshëm që do duhet për një deputet në Vlorë. Por të orientosh votuesin e PD-së që jo vetëm t’i japë votën LSI-së por edhe numrit dy të saj, është ushtrim i vështirë të bëhet edhe në tavolinë.

Pengesë tjetër është emri.

E vërteta është që partitë si ajo e Metës kanë lidhje direkte me kryetarin e partisë. Ndaj edhe Meta ka zbritur vetë në terren që të tregojë se ai është aty në krye të LSI-së. Por votuesit duan që edhe emri i kandidatit të thotë diçka, të paktën lokalisht. Luan Rama vërtet është dibran por ka një lidhje historike me të majtën, dhe jo fort të ngushtë me të djathtën. Ka ruajtur një profil jo agresiv dhe emri i tij ju thotë diçka vlonjatëve. Ai ka 30 vite në politikë dhe nuk është shquar as si lokalist dhe as si i korruptuar.

Edhe Çim Selami apo Shezai Rokaj që kanë qenë më parë, mbase nuk ju thoshte gjë shqiptarëve por për vlonjatët thoshte diçka dhe emri i tyre i shtonte valencë partisë që përfaqësonin.

Por të heqësh Luan Ramën për hir të një emri të panjohur, sepse kjo mund të mos thotë gjë por fisi i saj të sjell ca vota, atëhere llogaritë janë bërë gabim.

Gjithsesi mbetet të vlerësohet sesa do ndikojë sharmi i Tit Vasilit i cili ka marrë përsipër sponsorizimin mediatik të numrave pasardhës të Luan Ramës. Deri tani nuk ka ndodhur që vlonjatët ta japin votën për gallatë. Megjithatë ça nuk bën vaki në Vlorë./dritare.net/

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi për nesër, e Mërkurë 14 Prill 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

April 1, 2026
Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

April 1, 2026
Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

April 1, 2026
Bazë hetimore/ Përfituesit e amnistisë në burgje, policia kërkon ADN e atyre që do të lënë qelinë

Lirohet nga detyra Klevis Qose, Adriatik Kupi emërohet drejtor i Burgjeve

April 1, 2026
IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

April 1, 2026
Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

April 1, 2026
Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

April 1, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

April 1, 2026
Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

April 1, 2026
“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In