• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gabimi që po u kushton “viktimave” të Vettingut

by Mero Baze
23/07/2018 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Pasuritë e njerëzve të sistemit të drejtësisë, janë një “beze e kuqe” për të tërhequr shumë sulme mbi ta. Shifrat janë goxha irrituese, edhe pse shpesh komisionet e Vetingut kapen dhe formalitete administrative, por e vërteta është se shifrat janë përtej atyre zyrtare. Ne kemi mundësi të shikojmë pasuritë  e paluajtëshme që ata kanë blerë dhe që janë një aspekt rutinë I jetës së tyre, por jeta e tyre e shtrenjtë, dhe pasuritë në cash ndoshta nuk do të dalin kurrë në pah. Fjala vjen nëse një gjyqtar apeli, ka bërë rreth 100 ditë në vitë udhëtime jashtë shtetit, ato arat që ka blerë Llalla në Mullet janë pare xhepi. Apo nëse dikush prej tyre ka transferuar pare cash në investime jashtë vendit, këto kredit e buta për llogari të tjerëve janë pare xhepi.

Ndaj aspekti më I rënd I asaj që po del nga procesi I Vetingut nuk janë pasuritë që shikojmë e na irritojnë, por mekanizmi që i pasuroi këta njerëz. Dhe mekanizmi është shumë I qartë. Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët super të pasur, (jo me këto shifra që dalin në Veting) janë njerëz që kanë pasur fatin të bëjnë shërbime politike dhe pastaj kanë pas leje të bëjnë lekë me “djersën” e tyre duke shitur drejtësi.

Fakti që këtyre njerëzve u kishte ikur frika dhe droja për atë që bënin, nuk është ratsësi. Nëse ti bëje një shërbim politik, pastaj mund të liroje një trafikant droge turk, që kërkohej për gjysëm ton heroinë, mund të falje vrasje apo të nxirrje nga burgu të dënuar me burg të përjetshëm. Këtu nuk të ndërhynte më njeri në pjesën tënde.

Ky mekanizëm e ka shkatërruar drejtësinë dhe për ta zhbërë atë që ka ndodhur, Vetingu jo vetëm që është jetik, por duhet të jetë I thellë dhe profesional dhe jo thjeshtë formal për të evidentuar kreditë apo pasuritë e paluajtshme.

Arroganca që  kishte fituar sistemi I drejtësisë, nga fakti qq politika I përdorte ata për llogari të vet, duke I lejuar të pasuroheshin, ishte problemi më serioz. Pak a shumë ndaj tyre ëhstë vepruar sin ë kohën e Jençierëve Osman, që pasi përdoreshin për të pushtuar një qytet, kishin leje të plaçkisnin.

Kjo çështja e evidentimit të pasurive vlen vetëm për të ilustruar mungesën e frikës së tyre, se ata po ta dinin që do vinte kjo ditë nuk blenin as toka në Mullet, as bënin deklarata qesharake për lekë dasmash e bixhozi. Ata thjesht mund të jetonin dhe në shtëpi me qira, por me një dhomë mbushur me lek.

Fakti që ata nuk kanë besuar se do të përballen një ditë me të shkuarën e tyre, është domethënës dhe tek shifra e atyre që dhanë dorëheqje para Vetingut.

Vetëm dhjetë vet!

Nëse këta njerëz do të ishin normal, duhet të mos telendiseshin tani dhe të iknin para fillimit të Vetingut, por kjo do të thotë se askush prej tyre nuk e ka marr seriozisht reformën në drejtësi. Dhe kjo që po u bën Vetingu është një mrekulli jo për shkak të një Vetingu të thellë, por për faktin që edhe pse Vetingu është I përciptë, ata po bien sërisht në rrjet.

Se Vetingu real I tyre duhet të përfshij jo lekët që kanë harxhuar për tokë në Mullet, se ajo dhe ashtu nuk vlen gjë, por lekët që kanë harxhuar në çdo hotel të botës, në cdo butik luksoz, jetën luksoze që kanë bërë, blerjet informale, udhëtime e pushimet e shtrenjta, që flasin për një standart jete, prej milioneri.

Por fakti që edhe pse Vetingu është minimalist, ata po bien në rrjetën e tij, ka të bëj me faktin se ata janë aq të bindur se vendimin final e ka në dorë politika, sa nuk e kanë besuar Vetingun. Ky është gabimi fatal i tyre, të cilin po e paguajnë si njerëz pa intelekt. Siç I është dashur politikës të jenë.

TemA

Next Post
Stuhia në Vlorë shkakton probleme në rrjetin elektrik

Stuhia në Vlorë shkakton probleme në rrjetin elektrik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

November 8, 2026
U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

November 8, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

November 8, 2026
Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In