• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gabimi që po bën Rama, ashtu si Berisha që i “hëngri kokën”!

by Ben Andoni
05/04/2018 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Për vlerësuesit e gjendjeve ekonomike ka qenë thjesht çështje kohe se kur do të fillonin protestat në vend. Ato plasën pas një vendimi të qeverisë për tarifimin e “Rrugës së Kombit”, ndërkohë që protesta të tjera po përvijohen udhës dhe do të marrin jetë. Ballshi vlon, ndërsa pret Shkodra dhe qytete të tjera, ku problemet e varfërisë dhe ato sociale janë bërë mal.

Për të ardhur keq është se sapo ka filluar protesta e njerëzve lidhur me Rrugën e Kombit, politikanët kanë vërshuar ta bëjnë kauzën e tyre. Nuk kishte gjë më të shëmtuar dje, që deklaratat e para pas dhënies së verdiktit ndaj protestuesve, u dhanë nga opozita, mu asaj që lidhet me korrupsionin gjigandesk me këtë rrugë.

Çfarë i bashkon vallë të gjithë politikanët në Shqipëri? Ajo është mungesa e hapur e transparencës. Kjo e fundit është kaq banale sot, saqë deputeti socialist, kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe do t’ia plaste në sy kolegut të tij, ministrit Ahmetaj me fjalët: “Qeveria të kërkojë falje që nuk komunikoi me njerëzit. S’mund t’iu merrni taksë banorëve të varfër të zonës, për një rrugë urbane, se ajo s’është autostradë”. Përballë, pa turp, ministri bëri një ritiradë të tërë thjesht për t’u shmangur.

Pak më larg, por me të njëjtin shqetësim të ngritur, ministri kosovar i Infrastrukturës, Pal Leka do të shprehej për papajtueshmërinë me çmimin e Rrugës, mënyrën se si është marrë ky vendim për njërën nga arteriet kryesore të lidhjes ndërshqiptare, por edhe shijen e hidhur që i kish lënë mungesa e përgjigjes së kolegut të tij shqiptar, ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, z. Damian Gjiknuri.

Qeveria e Edi Ramës erdhi në pushtet me një premtim të madh. Kjo kishte të bënte me transparencën, por edhe bërjen e njerëzve të vetëdijshëm për shtetin e tyre. “Rruga e rilindjes ekonomike të Shqipërisë nis nga nxjerrja në dritën e të vërtetës së gjendjes aktuale të financave shqiptare. Na duhet të dimë me saktësi një orë e më parë, sa e madhe është gropa e krijuar në buxhetin e shqiptarëve në këto vite politikash rrënuese, ekonomike e fiskale. E për këtë na duhet një analizë e thellë, objektive dhe e pavarur. Angazhimi ynë është t’i drejtohemi një pale të tretë, me ekspertizë të padiskutueshme në rang ndërkombëtar. Ne po përgatitemi për ta bërë këtë me të nisur nga puna”,-shkruante me pathos Rama, duke marrë duartrokitje dhe besim pa fund.

Por, kanë kaluar gati katër vjet prej këtyre fjalëve, ndërsa mungesa e transparencës së qeverisë Rama është bërë gati proverbiale. Ajo ka lënë tutje dhe qeverinë e mëparshme Berisha-Meta, që dukshëm u kthye në një simbol babëzie dhe mosfunksionimi të shtetit.

Në këtë hulli, Ramës i duhej thjesht të mbante një premtim publik, atë të transparencës, që të drejtonte i patrazuar, por këtë fakt ai jo vetëm e ka anashkaluar, por e ka shmangur krejtësisht. Ekonomia dhe impaktet e saj janë ato që e kanë nxjerrë zbuluar mungesën e transparencës, si edhe padobinë e qeverisë së tij. Mbi të gjitha, problemi më i madh mbetet në handikapet që ka krijuar i ashtuquajturi Partneritet Publik-Privat (PPP), fenomen, i cili në një farë mënyre ka rezultuar deri më tani me interesa të papastra biznesi në kurriz të pasurive dhe interesave publike. Për ta justifikuar të gjithën, Edi Rama thjesht e ka modifikoi retorikën e tij me premtimet në fushatë për transparencën, porse përballja jotransparente e tyre është vërtetë e hidhur dhe pak nga pak po e barazon me paraardhësin.

Dhe, kjo edhe në rastin e Rrugës së Kombit është evidente. Me gjithë çfarë thuhet, shpenzimet buxhetore që duhen për mbajtjen e këtij aksi nuk justifikohen, sepse aksi vetë nuk është se ndikon në rritjen ekonomike, fakt që do t’i përgjigjej edhe rritja e të ardhurave nga tatimet/taksat.  Sikur të mos mjaftojë kjo, falë mungesës së transparencës të qeverive Berisha-Rama, kjo Rrugë nuk ndihu në zhvillimin e dy vendeve, pasi shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë e Kosovës, zënë më pak se 3% të volumit të tregtisë së jashtme për të dyja vendet.

Një specialist ekonomie mund të tregojë edhe më shumë fakte për transparencën, porse është e papranueshme ajo që ndodhi me aeroportin e Vlorës dhe sesi kontrata u botua thjesht në media, check-up i shëndetësisë falas, djegiet me incenerator, zonat e lira ekonomike, vendparkimet në qytete, skanimi i kontenierëve në dogana, ngjyrosja e karburanteve, që të gjitha pra i bashkon mungesa e transparencës dhe barra mbi ekonomisë sonë kombëtare. Në ligj, riskun financiar të këtyre marrëveshjeve e mban shteti me bazën më të dobët ekonomike në Evropë, por edhe me mungesën totale të transparencës.

Kjo ishte arsyeja, që banorët skamnorë të Veriut, u hodhën në protestë duke dashur të çlirohen nga barra e taksimit të Rrugës së Kombit, që ende s’është kryer dhe që sot e kësaj dite, s’futi njeri pas hekurave me gjithë abuzimin e madh.

Raportimet periodike të KLSH-së, materialet dokumentare të rëndësishme teknike të institucioneve financiare ndërkombëtare, që monitorojnë dhe asistojnë qeverisjen e vendit, e përcaktojnë qartë se Shqipëria po pengon vetë rrugën e saj prej mungesës së transparencës me të cilën po vepron Rama dhe entourage i vet.

Dhe, sa më shumë e mohon transparencën dhe e fsheh, aq më shumë ajo të thith në atë që quhet vrima e zezë e mandatit qeverisës. Kështu filloi të bjerret Berisha me njerëzit e tij patetikë, ashtu po duket edhe Rama…Të paktën deri më tani.

Next Post
Një protestë “për përdorim të brendshëm”

"Nuk është protesta e njerëzve të lirë", aktivistët që braktisën opozitën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Shqipëria nuk është në shitje’, aktori Mehdi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve

‘Shqipëria nuk është në shitje’, aktori Mehdi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve

June 5, 2026
Momente paniku në Bulevard/ Humb një fëmijë, protestuesit bashkëpunojnë për gjetjen e tij

Momente paniku në Bulevard/ Humb një fëmijë, protestuesit bashkëpunojnë për gjetjen e tij

June 5, 2026
“Tërheqja zvarrë, ngjarje e neveritshme”, Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet

“Tërheqja zvarrë, ngjarje e neveritshme”, Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet

June 5, 2026
‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses para Kryeministrisë: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses para Kryeministrisë: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

June 5, 2026
Aksident tragjik në Gjirin e Lalëzit, humb jetën pasagjeri 57-vjeçar

Kërcënoi me thikë policin tek Casa Italia/ Tiranë, arrestohet 38-vjeçari Dorian Kasa

June 5, 2026
Takimi me Ramën në Zvërnec, banori: Ne jemi pro investimit, se nuk duam të rrimë si dikur. Por kërkojmë të drejtën e pronës

Takimi me Ramën në Zvërnec, banori: Ne jemi pro investimit, se nuk duam të rrimë si dikur. Por kërkojmë të drejtën e pronës

June 5, 2026
Kompanitë evropiane vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimet në Kinë

Kompanitë evropiane vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimet në Kinë

June 5, 2026
‘Revolucion’, qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

‘Revolucion’, qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

June 5, 2026
“Nëse fitoni në gjykatë, paratë e ngrira kthehen nga shteti”, Rama u përgjigjet banorëve të Zvërnecit

“Nëse fitoni në gjykatë, paratë e ngrira kthehen nga shteti”, Rama u përgjigjet banorëve të Zvërnecit

June 5, 2026
Vijuan diskutimet për reformën territoriale vijuan në Berat, Boçi: Reforma të jetë e qëndrueshme

Vijuan diskutimet për reformën territoriale vijuan në Berat, Boçi: Reforma të jetë e qëndrueshme

June 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In