• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gabimi më i madh i jetës time”/Igli: Nisa të konsumoja dhe të shisja lëndë narkotike në moshën 18-vjeçare

by A M
02/06/2024 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Igli ka rrefyer në “Ka Një Mesazh Për Ty” historinë e tij. Ai ka jetuar me gjyshërit që në moshë fare të vogël pas divorcit të prindërve. Me rritjen, ëndrra e tij më e madhe ishte muzika dhe dëshironte më shumë se çdo gjë të regjistronte një këngë. Vetëm 15 vjeç, pa mundësi financiare, Igli vendos që një ditë teksa kalonte në rrugë, t’i grabiste celularin një vajze.

“Gabimi më i madh i jetës time”, u shpreh ai për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan. U dënua me 6 muaj në shkollën e riedukimit dhe doli për 3. Pas daljes, një humbje e fortë për të e detyroi të qëndronte për 3 vjet në një garazh, pa asnjë kusht minimal jetese.

Igli: Kur dola nga burgu, pas disa muajsh më vdiq gjyshi dhe ajo ka qenë një traumë për mua sepse ai më merrte para-mbrapa, më ngushëllonte, më fliste, nuk më linte gjë mangët dhe kur vdiq gjyshi, te shtëpia e dajës fillova të ndihesha i tepërt, mungonte dashuria e tij. Më pas u largova nga shtëpia. Nga mosha 15 vjeç deri në moshën 18 vjeç unë kam ndenjur në një garazh në lagje.

Ardit Gjebrea: Pse?

Igli: Nuk doja të shkoja në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Ndiheshe më mirë në një garazh sesa në shtëpi me njerëz?

Igli: Nuk doja të shkoja në shtëpi sepse vendi ku rrinte gjyshi… nuk më rrihej në shtëpi.

Ardit Gjebrea: 3 vite në një garazh.

Igli: Kam pasur një tavolinë, një divan, kaq. Asgjë tjetër. Pa ujë, pa banjë.

Ardit Gjebrea: Ku laheshe, ku…

Igli: Është gjyshja! Është gjyshja ajo që gjithmonë kur shkoja e thërrisja nga dritarja se nuk doja të hyja në shtëpi, thoshte hajde brenda, unë nuk hyja. Thoshte të paktën merr diçka për të ngrënë. Kur shkoja merrja diçka për të ngrënë, kërkonte që të më lante rrobat, i çoja dhe më jepte bidonë me ujë që unë të lahesha. Ose kur më shihte daja në rrugë, gjithmonë ndalonte makinën dhe më thoshte hip në makinë, unë hipja në makinë, më çonte deri te shtëpia, rrija sa rrija…

Ardit Gjebrea: Ktheheshe prapë aty.

Igli: Unë ikja. Daja më ka qortuar shumë, për mirë. Unë asnjëherë s’ia kam dëgjuar fjalën.

Igli shton se u përpoq të rikthehej në shkollë, por drejtoresha e refuzoi duke i thënë se ishte “problematik”. Nga ai moment, rruga e tij nisi të devijonte.

Igli: Gjatë kohës që kam ndenjur te garazhi, vinin çuna që konsumonin lëndë narkotike dhe fillova të konsumoja edhe unë lëndë narkotike. Gjatë gjithë kësaj kohe kam filluar dhe e kam shitur nga mosha 18 vjeç deri në moshën 20 vjeç, për dy vjet rresht.

Ardit Gjebrea: E ke shitur?

Igli: E kam shitur. Arsyeja është ëndrra ime që kisha.

Ardit Gjebrea: Muzika. E bëre muzikën?

Igli: Të gjitha ato lekët që merrja, ashtu siç i merrja, ashtu më iknin, as vetë s’e kuptoja.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë, ti ishe në një situatë mbijetese.

Igli: Po.

Ardit Gjebrea: Jetoje vetëm, jetoje në atë garazh akoma apo jo?

Igli: Po, deri në moshën 20 vjeç.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi pas moshës 20 vjeç?

Igli: Gjatë shpërndarjes që i bëja lëndës narkotike, arrestohem nga policia. Arrestohem nga policia dhe përfundoj në drejtori. Përfundoj në drejtori dhe nga frika që kisha për mos t’i dalë më gjyshes përpara, nga zhgënjimi i madh se ajo vinte kur kam qenë te shkolla e riedukimit në Kavajë, më takonte dhe më thoshte mos bëj më gabim, unë gabova prapë, nuk i dilja dot përpara. Për këtë gjë tentova të vras veten që mos të më shihte më pas hekurave.

Ardit Gjebrea: Në çfarë viti ka ndodhur kjo?

Igli: 16 gusht 2019.

Ardit Gjebrea: Me sa vite u dënove?

Igli: Jam dënuar 8 vjet./tvklan.al

Next Post
Kryemadhi i jep mesazh të koduar bashkëpunëtorëve të Metës (ose ish-servileve të saj)

Kryemadhi i jep mesazh të koduar bashkëpunëtorëve të Metës (ose ish-servileve të saj)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

July 4, 2026
“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

July 4, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

July 4, 2026
“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

July 4, 2026
Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

July 4, 2026
“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

July 4, 2026
FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

July 4, 2026
35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

July 4, 2026
Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

July 4, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Edi Rama – Paradoksi i një postmoderni të urryer

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In