• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gabimi i trishtë/Prokuroria dhe gjykata ngatërrojnë dhe fusin në burg 61-vjeçarin

by Java News
01/06/2021 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Por Leandro Përgjegaj thotë se babai i tij jeton në Itali prej vitesh dhe nuk ka lidhje me personin që po kërkohet për kultivim kanabisi në Kukës. Në fakt bëhet fjalë për një tjetër Pal Përgjegaj. Prokuroria e lidh këtë person me një numër telefoni, për të cilin i biri shprehet, se babai i tij nuk e ka patur kurrë në përdorim. Pali ka mbi 10 ditë në qeli dhe më datë 2 Qershor është seanca e radhës gjyqësore.

Leandro Përgjegaj: Unë jam i biri i Pal Përgjegaj, babi im u nis nga Italia për të ardhur në Shqipëri për të marrë letrat për të bërë pensionin. Ndalohet në aeroportin e Rinasit dhe policia shoqëron në Policinë e Rinasit dhe i thonë që ky ka një dënim në vitin 2020. E kanë lidhur me një bandë që prodhojnë lëndë narkotike marijuanë a kanabis në Kukës, dhe ma fusin në burg.

Te letrat që mori avokati doli që ky është i lidhur me anë të një numri telefoni. Numri i telefonit, ne kemi shkuar dhe hetuar atë që duhet të bënte Prokuroria, nuk i përket absolutisht babait tim. I përket një Pal Përgjegaj tjetër. Babai im nuk ka qenë asnjëherë në Kukës.

Është 61 vjeç, nuk ka hyrë ndonjëherë në jetën e vetë në Kukës, nuk ka futur këmbë përveç me këtë rast. Është shofer autobusësh për persona me invaliditet. Jemi gjithë familja komplet me nënshtetësi italiane më shumë se 10 vjet. Janë 11 ditë që nga sot që është shoqëruar në paraburgim, 11 ditë që unë babain tim nuk e shoh.

Në numrin e telefonit në fjalë, ku është bazuar Prokuroria dhe ka arrestuar Pal Përgjegajn, gazetarja e emisionit Stop, Domenika Bajraktari, telefonoi dhe u përgjigj një tjetër person i quajtur gjithashtu Pal Përgjegaj por me gjeneralitete të tjera të prindërve, i biri i Gjon dhe Dile Përgjegaj.

Hetimin e kësaj dosje e ka bërë prokurorja Rita Gjati, e cila është shkarkuar nga sistemi i drejtësisë pasi nuk ka kaluar Vettingun. Ndërsa tani çështja i ka kaluar prokurorit Edmond Karriqi. Gazetarja e Stop bisedoi me prokurorin Karriqi i cili tha se çështja tani është në dorë të gjykatës për të vlerësuar rastin e ngatërresës së personit.

Prokurori: Këto vlerësime të provave, i bën Gjykata tani. Unë e kam marrë çështjen në gjykim dhe akoma nuk jemi futur në shqyrtim gjyqësor. Ka një masë sigurimi të vendosur nga Gjykata një vit përpara. Ajo masë sigurimi ka qenë e paekzekutuar. Para kësaj mase, është vendosur një masë tjetër, po për një Pal Përgjegjaj tjetër, është revokuar, është pushuar.

Tani kemi të bëjmë me një Pal Përgjegjaj, që disa ditë përpara, u bë verifikimi i masës pikërisht, për atë emër, mbiemër për të cilën ishte marrë masa me vendim gjykate. Unë për këtë pjesë, nuk kam qenë prokurori i çështjes. Unë vij në gjykim, unë kam dosjen përpara dhe futem në gjykim dhe derisa çështja nuk ka filluar shqyrtimin gjyqësor, unë jam pjesëmarrës. Autoriteti ligjvënës dhe vendim- marrës është Gjykata.

Gazetarja: Në dosjen e kësaj çështje për këtë shtetas a ka qoftë dhe një kërkesë tek Operatori Telefonik, që ky numër lidhet me këtë shtetas, me këto gjeneralitete, që ka Pali, që sot është në burg?

Prokurori: Këto janë veprime, që janë kryer gjatë fazës së hetimeve paraprake dhe do t’i vlerësojë Gjykata. Kjo dosje me këto të dhëna, me këtë emër, mbiemër është pranuar të kalojë për gjykim, se për gjyqtarin e hetimeve paraprake, ka qenë e mjaftueshme akuza.

Gazetarja: Unë di sot të them, që zoti Pal Përgjegaj, me gjeneralitetet e vendosura në këtë vendim dhe me numrin e telefonit, kanë një përplasje, pasi nuk janë i njejti person.

Prokurori: Po pra, por këtë e vendos Gjykata.

Nesër, më 2 Qershor, është seanca e radhës gjyqësore ndaj 61-vjeçarit Pal Përgjegaj që është arrestuar padrejtësisht./Klan

Next Post
Xhufi replikë me Ndrecën: Enveri të paktën s’e shiti Shqipërinë te serbët e grekët si Mid’hat Frashëri

Historiani Pëllumb Xhufi: Nuk hyj në debate me Butkën, nuk mund të quhet koleg!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhomat e Specializuara të Kosovës, kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën

Dhomat e Specializuara të Kosovës, kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën

June 20, 2026
Pushuesit nga Kosova drejt bregdetit shqiptar, fluks në Morinë! Mbi 10 mijë hyrje prej orëve të para të mëngjesit

Pushuesit nga Kosova drejt bregdetit shqiptar, fluks në Morinë! Mbi 10 mijë hyrje prej orëve të para të mëngjesit

June 20, 2026
Përgjegjësia politike nuk mund të kthehet në akuzë penale

Përgjegjësia politike nuk mund të kthehet në akuzë penale

June 20, 2026
Rriten dyshimet: A po përdoret protesta nga partitë e vogla dhe opozita për interesa politike?

Rriten dyshimet: A po përdoret protesta nga partitë e vogla dhe opozita për interesa politike?

June 20, 2026
Shqipëria, tregu që po rritet më shpejt në hartën turistike të Europës Juglindore për qiratë ditore

Shqipëria, tregu që po rritet më shpejt në hartën turistike të Europës Juglindore për qiratë ditore

June 20, 2026
Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit

Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit

June 20, 2026
Operacion anti-drogë në Tiranë, kapet 1 kg e 680 gramë kokainë! Arrestohet një 44-vjeçar

Operacion anti-drogë në Tiranë, kapet 1 kg e 680 gramë kokainë! Arrestohet një 44-vjeçar

June 20, 2026
Presidenti Trump: Unë jam më i fuqishëm se Napoleoni dhe Aleksandri i Madh, ata nuk kishin aeroplanë!

Presidenti Trump: Unë jam më i fuqishëm se Napoleoni dhe Aleksandri i Madh, ata nuk kishin aeroplanë!

June 20, 2026
Pankarta satirike në protestë, reagon Bido: U prodhua nga ‘Opinion Himara’ e Fredi Belerit për të më sulmuar!

Pankarta satirike në protestë, reagon Bido: U prodhua nga ‘Opinion Himara’ e Fredi Belerit për të më sulmuar!

June 20, 2026
Witkoff dhe Kushner drejt Zvicrës, SHBA dhe Irani gati për raundin e ri të negociatave bërthamore

Witkoff dhe Kushner drejt Zvicrës, SHBA dhe Irani gati për raundin e ri të negociatave bërthamore

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In