• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gabimi i Berishës

by Artur Ajazi
03/02/2025 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Justifikimi se “po na shkërrmoqin partinë, po shkatërrojnë opozitarizmin”, bëri që Sali Berisha ti rikthehej edhe njëherë kryetarllëkut të partisë. Ai nisi betejën pa kthim ndaj njeriut që e kishte provuar dhe stërprovuar nga koha e KOP-it, e bëri ministër e ç’nuk e bëri, dhe pastaj kryetar PD. Pastaj na doli se Lulzimi nuk ishte më “AS”, por “njeriu i zi i aleancave me Edi Ramën”.

Beteja e Berishës, dihet se si nisi dhe bitisi. Kushdo në PD, mendonte se “Berisha është shpëtimtari, Luli na ishte zagari, ushtari, mercenari”. Partia nisi të ikte kuturru, baza e saj u përça, nderkombëtarët nisën distancimin. Kjo për faktin sepse në PD, u ririkthye me metodat e tij bajraktariste Berisha, por tani edhe “non-grata”. Ai kishte dhe ka hartuar një skenar të mirëfilltë, të cilin e zbatoi atëhere, dhe po e zbaton vazhdimin edhe sot. Në atë parti, anëtarësia e përgjumur po zgjohet, kurse oponentët e Doktorit po shtohen. Rikthimi ishte dhe mbetet gabimi më fatal i Sali Berishës. Le ti mbronte interesat e tij si të donte, por jo të rikthehej. Le të emëronte madje edhe Argitën kryetare partie, por jo të rikthehej.

Rikthimi dihet se kishte pasoja për atë parti. Sot pas 34 vitesh nga krijimi i PD, ajo parti ka mbetur me ata njerëz, me ata ithtarë, e pahapur, e paemancipuar, e pademokratizuar, ku liria e mendimit dhe veprimit  brënda saj shtypet, njëlloj sikur të ishte 1995-1996, apo dhe më tej. Berisha gaboi, dhe për këtë është konshient, por nuk e lë egoja e tij, apo dhe interesi personal ta pranojë. Humbja e 11 Majit, do ti kthejë atij gjysmën e partisë së mbetur kundër. Ata që sot ngrihen dhe flasin (edhe pse deri dje nuk u dëgjohej zëri) e bëjnë për interesin e tyre, për emrin në listë. Sapo Berisha të publikojë listën, ata ikin, japin ndonjë deklaratë shtypi duke e akuzuar  atë për “frymë represive brënda partisë”, dhe shohin jetën.

Partia Demokratike, mbetet parti e kryetarit, parti interesash klanore dhe farefisnore. Largimi i Berishës në 2013, dhe afrimi i Lul Bashës, dukej sikur do të sillte një “gjoja frymë të re” në atë parti. Por rezultoi se as zgjedhja e Berishës (Lul Basha) dhe aq më keq akoma, as rikthimi i ish-liderit në postin e kryetarit pas 10 vitesh, nuk mundën ta ringrinin fuqishëm  partinë e Idealeve të Dhjetorit 1990. Ajo parti tanimë i ngjet një banese të vjetër, e cila ka gjithçka  brënda  saj të amortizuar. Servilët e Berishës nuk rreshtin së thëni se “ai shpëtoi opozitarizmin, ai shpëtoi partinë, vetëm ai na kthen ne në pushtet”, etj….

Ata janë shkatërruesit realë të asaj partie. Të pangopur në pasuri miliona euroshe, ata i bëjnë “temena” Berishës derisa ai, ti shërbejë xhepave të tyre. Fushata e zgjedhjeve të 11 Majit, do të tregojë haptazi para shqiptarëve, mungesën e afrimit edhe të militantëve rreth PD-së së Berishës. Shqipëria  dhe shqiptarët e 2025, janë  më europianistë në mentalitet, ndaj mendoj se rikthimi i Berishës ishte gabimi më i rëndë politik i tij. Ai thjesht u rikthye, për të qëndruar gjatë në opozitë.

Next Post
“Një histori suksesi”, Rama: Shqipëria, jo më vend në tranzicion, pak hapa larg BE

“Një histori suksesi”, Rama: Shqipëria, jo më vend në tranzicion, pak hapa larg BE

Comments 1

  1. enveri nga kruja says:
    1 year ago

    sakte

    Reply

Leave a Reply to enveri nga kruja Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bejko: Berisha e ka partinë të shkërmoqur, e ka futur PD-në në ‘kilometrin e fundit‘

Bejko: Berisha e ka partinë të shkërmoqur, e ka futur PD-në në ‘kilometrin e fundit‘

February 10, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Kilometrat e marshimit të ushtrisë së Sali Berishës!

February 10, 2026
“Do mbahet më 20 shkurt”, Sali Berisha njofton protestën e radhës nga selia blu

“Do mbahet më 20 shkurt”, Sali Berisha njofton protestën e radhës nga selia blu

February 10, 2026
Mundimi i Berishës për të përgatitur Metën si pasardhës 

Duke u përgjëruar në kilometrin e fundit si Stalini i opozitës

February 10, 2026
Deputeti demokrat Bledion Nallbati çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka goditje në kokë

Deputeti demokrat Bledion Nallbati çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka goditje në kokë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

February 10, 2026
Protestuesit rikthehen me molotovë përpara Kuvendit, policia tenton t’i shpërndajë me ujë e gaz lotsjellës

Protestuesit rikthehen me molotovë përpara Kuvendit, policia tenton t’i shpërndajë me ujë e gaz lotsjellës

February 10, 2026
Protesta para Kryeministrisë, ministrja e Brendshme nxjerr videot e policëve të plagosur: Dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet

Protesta para Kryeministrisë, ministrja e Brendshme nxjerr videot e policëve të plagosur: Dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet

February 10, 2026
Gazetari i huaj plagoset gjatë protestës së opozitës para Parlamentit! I vijnë në ndihmë forcat e policisë

Gazetari i huaj plagoset gjatë protestës së opozitës para Parlamentit! I vijnë në ndihmë forcat e policisë

February 10, 2026
Protesta e opozitës/ Gogu: “Kilometri i fundit” i Shqipërisë drejt BE-së nuk bëhet me molotov e dhunë, por me punë

Protesta e opozitës/ Gogu: “Kilometri i fundit” i Shqipërisë drejt BE-së nuk bëhet me molotov e dhunë, por me punë

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In