• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Gabimi fatal i Berishës me “25 karrigethyerit” e Parlamentit

by Skënder Minxhozi
01/11/2022 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi

Bisedimet mes palëve në Partinë Demokratike kishin dështuar ende pa nisur. Janë sharë e fyer kaq shumë mes tyre vitin e fundit, sa çdo shtrëngim dore e ulje në tryezë ngjante më shumë si hipokrizi sesa si vullnet për bashkim. Megjithatë negociatat u mbajtën dhe tymi i zi mbi çatinë e partisë nuk habiti askënd. Në PD nuk ka paqe për shkak të Sali Berishës. Të një kryetari që ka vendosur me prezencën e tij, që të testojë deri në limite fatin politik dhe elektoral të forcë politike që ka kryesuar për 22 vjet.

Dhe ky është gabimi fatal që do t’i kushtojë PD qëndrimin e mëtejshëm në opozitë, kurse Sali Berishës do t’i sigurojë më së paku një zyrë prej nga të vazhdojë të sfidojë Amerikën. Që nga turneu i Foltores gjatë vitit të shkuar, demokratët pyesin veten nëse Berisha është një avantazh apo një barrë e lagur mbi shpinë, një faktor që do t’i japë atë grusht votash që e mbajtën Bashën larg pushtetit, apo një kosto e tejzgjatur në kohë, që shtyn edhe me disa vite përballjen e partisë me nevojën për një fytyrë të re në krye.

Tundimi për të zgjedhur Berishën e ka çuar PD e sotme në një situatë ku hapi i hedhur ka prodhuar një situatë tërësisht kaotike brenda mureve të partisë, si dhe një aleancë “pa dashuri” me Ilir Metën, për të cilin një pjesë e majme e elektoratit blu mendon po aq keq sa për Edi Ramën.

Ka qenë e qartë qysh në krye të herës (domethënë që në 24 korrik kur Meta doli nga Presidenca), që PD do të vendosej para dilemës hamletiane të unifikimit dhe pajtimit brenda vetes, apo të një pakti politik me Partinë e Lirisë, që nënkuptonte automatikisht vijimin e klimës së akullt me Alibejan dhe gjithë ata të tjerët që kërkojnë largimin e Doktorit nga koka e partisë.

Gjatë një viti krahu i Berishës dhe në kor me të edhe Ilir Meta e të tjerët në LSI, janë tallur e kanë ironizuar pafund me “karrigethyerit” e grupit parlamentar demokrat. Kanë hedhur ndaj tyre aludime të pista homofobike, i kanë quajtur deputetë pa elektorat, pasues të Bashës që marrin rrogë nga Edi Rama, i akuzuar si kolonë e pestë brenda opozitës dhe si vijues të trashëgimisë qesharake të “deputetëve rezervë” të legjislaturës së shkuar, ku bie në sy termi “kërpërata”!

Me agresivitet dhe vetësiguri Berisha dhe ata që i rrinë rrotull kanë ushqyer fabulën se mbi 25 deputetë me mandat në xhep dhe nerva të forta, që guxojnë të refuzojnë të kryetarin historik, përfaqësojnë diçka më shumë se një “furgon zgjedhësish” në rradhët e opozitës së sotme.

Ky interpretim naiv dhe sipërfaqësor i një krize dukshëm më të thellë e komplekse, nuk merr parasysh realitetin më të thjeshtë dhe cinik që kalon PD-ja e sotme e që përmblidhet në konstatimin se kjo forcë politike nuk e ka sot luksin minimal që të hedhë në kosh furgonin e zgjedhësve të Alibeajt e Bardhit. Përkundrazi, i duhet çdo votë, çdo zë pro, çdo njeri që del nga shtëpia për të shkuar në një protestë, çdo i pakënaqur që tundohet të dalë nga elektorati për të votuar opozitën ditën e zgjedhjeve, çdo prurje politike, intelektuale dhe çdo zë i kualifikuar në tregun e politikës e mediave, që të mbrojë kauzën e opozitës së sotme.

Sali Berisha nuk e sheh dhe dëshëron ta kuptojë këtë tokë të minuar mbi të cilën po shkel. Ata 25 e kusur deputetë që i tall e kërcënon nga mëngjesi në mbrëmje, kanë në xhep sot një copë letër që ju jep një pushtet aspak të neglizhueshëm për opozitën e sotme. Kanë mandatin e përfaqësimit të cilin e ushtrojnë sipas bindjeve të tyre, u pa qartë kjo edhe në ligjin e fundit për spiunët. Mospajtimi dhe çarja me këtë grup përfaqësuesish, e bën opozitën e sotme, që nuk ka as pushtetin vendor, tejet të brishtë e të rrezikuar.

Kriza në PD e ka pasur dhe e ka pikën e saj të gravitacionit në grupin parlamentar. Duke injoruar qëllimisht këtë rrethanë, nëse i shtojmë edhe vakumin e qeverisjes lokale, Berisha e ka lënë të zhveshur opozitën nga çdo mjet presioni mbi maxhorancën, njëlloj si Lulzim Basha para tij. Opozita nuk ka pushtet tjetër, veç atij që i jep vota në legjislativ dhe pushtetin vendor. Berisha po hyn në fushatë duke refuzuar të ketë të paktën peshë numerike në parlament, një gabim që opozita do ta vuajë edhe për disa vite nëse s’ka zgjedhje të parakohshme.

Afrimi i zgjedhjeve po dëshmon se Sali Berisha ka dështuar në bashkimin e të djathtës. Ai ka gjetur rrugës PL, partinë e zakonshme që kalon sa këtej-andej sa herë ka zgjedhje, e kujton se ky produkt final mund të konsiderohet si një paketë fitimtare në zgjedhje. Gabon rëndë dhe fatalisht që le rrugës copa e fraksione, të cilat nesër do t’i qajë kur të humbasë për një grusht votash bashkitë nëpër Shqipëri. Një vit pas ikjes së Bashës, opozita nuk është më e bashkuar, por më e ndarë. Jo më me duart e Lulit, por me duart e Doktorit, i cili la rehatinë e pensionit politik, me premtimin e një ribashkimi të madh në gojë. Kush e ka dëgjuar para një viti, sot ka rastin të konstatojë se premtimi u hodh në Lanë.

Next Post
Protesta/ Berisha kërcënon Ramën: Ta rrëzojmë, t’i tregojmë vendin ose të ikim. Por do ta paguajë shumë shtrenjtë…!

Protesta/ Berisha kërcënon Ramën: Ta rrëzojmë, t’i tregojmë vendin ose të ikim. Por do ta paguajë shumë shtrenjtë...!

Comments 1

  1. Syrja Gradeci says:
    3 years ago

    Në labëri, kanë një shprehje….”Tërli, vërli, e vërli e tërli, Ku jeshe ? – Hiç gjëkundi. E ç’bëre ? – Asgjë”.
    Kështu edhe kjo historia e PD, folën e stërfolën, u shanë e kacafytën, u rrahën e u përgjakën, pordhën e dhjenë njëri tjetrin, u sulmua “Bastija” me koka Dashi, shkallë, hekura, varre e qysqi, bomba tymuese e fikse zjarri e kusur nuk lanë me njëri tjetrin, për të vënë në vënd “nderin” e kriminelit, Sali Ramë Shiqere Berisha dhe eminencës gri…..spiunit “I.M”…..

    Reply

Leave a Reply to Syrja Gradeci Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
“Çmontohet” banda kriminale në Spanjë, përdornin notuesit për të fshehur kokainën në anije

“Çmontohet” banda kriminale në Spanjë, përdornin notuesit për të fshehur kokainën në anije

January 15, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

“Berisha do të shkrinte SPAK po të kishte mundësi”, Leka: Zbutja e tonit lidhet me çështjet e tij penale

January 15, 2026
Rrëfehet Gjokutaj: Ika si avokat i Ilir Metës se ai më donte “full time” në punë!

Rrëfehet Gjokutaj: Ika si avokat i Ilir Metës se ai më donte “full time” në punë!

January 15, 2026
Vrasja në Angli, ambasada publikon foton e shqiptarit në kërkim

Vrasja në Angli, ambasada publikon foton e shqiptarit në kërkim

January 15, 2026
Ndërron jetë papritur diplomati dhe biznesmeni nga Tirana, miku i tij: Ishe gjithmonë pranë shokëve në hall dhe…

Ndërron jetë papritur diplomati dhe biznesmeni nga Tirana, miku i tij: Ishe gjithmonë pranë shokëve në hall dhe…

January 15, 2026
Rrëfimi i të mbijetuarve, dosja e Reçakut, krimi që ende pret drejtësi

Rrëfimi i të mbijetuarve, dosja e Reçakut, krimi që ende pret drejtësi

January 15, 2026
Tjetër tragjedi në Mineapolis, autoritetet qëllojnë për vdekje emigrantin nga Venezuela

Tjetër tragjedi në Mineapolis, autoritetet qëllojnë për vdekje emigrantin nga Venezuela

January 15, 2026
“Shkundja” e Serbisë, spiunët e Putinit hodhën efektet zanore te protestuesit

“Shkundja” e Serbisë, spiunët e Putinit hodhën efektet zanore te protestuesit

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In