Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka përshëndetur me një mesazh në Facebook raportin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Por në mesazhin e tij, Basha flet për heqje vizash, dhe jo për liberalizim.
Komisioni Evropian miratoi sot një raport pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën, por praktika e heqjes së tyre kërkon kohë të bëhet konkrete.
Kosova duhet të plotësojë 8 kushte në mënyrë që shtetasit e saj të udhëtojnë pa viza. Sipas zëvendëspresidentes së Parlamentit Evropian dhe raportuese për Kosovën, Ulrike Lunaçek, heqja e vizave për shtetasit kosovarë mund të ndodhë vitin e ardhshëm.
Dita
Postimi i Bashës