• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gabimet që bën me furçën e dhëmbëve

by
06/09/2015 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Furça e dhëmbëve është mjeti më i rëndësishëm për higjienën e gojës. Si e tillë, edhe ndaj saj duhet pasur shumë kujdes. Të gjithë duan të kenë dhëmbë të bardhë dhe buzëqeshje rrezëllitëse, por mënyra se si kujdesemi për fuçën është shpeshherë e gabuar. Më poshtë janë të renditura disa gabime që shumica prej nesh bën me furçën e dhëmbëve. Ndiqi me kujdes!

Vendosja e furçës në vende të gabuara

Specilaistët këshillojnë që furça e dhëmbëve duhet të qëndrojë në një vend të hapur, por jo në vende me lagështirë dhe, për më tepër, aty ku mund të ketë kontakt me bakteret. Mos harro asnjëherë që furça të jetë e mbrojtur nga një kapak, por më parë duhet ta lësh të thahet dhe pastaj ta vendosësh aty. Kapaku mbrojtës pengon në mënyrë të ndjeshme futjen e baktereve. Edhe nëse udhëton, furça duhet të jetë e mbuluar që të mbrojë fijet.

Mosndërrimi i furçës për një kohë të gjatë

Dr. Ramzi Matar, përfaqësues i “Winter Park Family Dentistry”, rekomandon ndërrimin e furçës një herë në 3-4 muaj, por edhe në rastet kur ke kaluar një gjendje gripale apo një virus tjetër. Nëse fijet e saj kanë filluar të dëmtohen, zëvendësimi mund të bëhet edhe më shpesh.

Nuk zgjedh furçën e duhur

Të zgjedhësh një furçë të mirë do të thotë që t’i kesh dhëmbët më të shëndetshëm dhe pa dëmtuar zmaltin. Shoqata Britanike për Shëndetin e Dhëmbëve rekomandon përdorimin e furçave të buta, me fije të qëndrueshme, të cilat mund të shkojnë në çdo pjesë të gojës. Por kujdes duhet të tregosh edhe me bishtin mbështetës, i cili ndonjëherë është mjaft delikat. Disa stomatologë rekomandojnë përdorimin e furçës elektronike për shkak të rezultave të shkëlqyera në pastrimin e dhëmbëve.

Shpëlarja me ujë para përdorimit

Dr. Ramzi Matar thotë se kjo nuk është e nevojshme. Nëse furça ruhet në ambient të pastër, të hapur dhe është e mbrojtur me kapak, nuk ka nevojë të shpëlahet para përdorimit.

Mospërdorimi i furçës në pjesët e brendshme

Një furçë e butë është në gjendje të pastrojë çdo pjesë dhëmbësh në gojë. Por shumë njerëz shpeshherë neglizhojnë pastrimin e pjesës së brendshme të dhëmbëve edhe për shkak të furçës së gabuar dhe me fije të forta. Nëse nuk e përdor siç duhet furçën, dhëmbët do të krijojnë shtresa dhe do të dëmtohen nga mbledhja e kaviteteve në shtresën e brendshme.

Next Post

Majki: "Sjena mo", dedikim i imi për këngëtaren Era Istrefi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com