Ministrat e Financave të G7-ës të mbledhur në Japoni vendosën për të forcuar ofensivën e tyre kundër financimit të terrorizmit, përmes një plani veprimi që pritet të ratifikohet gjatë samitit të krerëve të shteteve dhe të qeverive javën e ardhshme.
Debatet kishin në fokus çështjen e mprehtë “Brexit”, një situatë “tronditëse” që do të dobësonte rritjen ekonomike tashmë të ngadalësuar, ndërsa nga ana tjetër Japonia që kishte rigjallëruar së fundmi spektrin e “luftës monetare” u bë kryefjala e diskutimeve.
Në një dokument përfundimtar, ministrat e Financave dhe të guvernatorëve të bankave qendrore të shtatë vendeve më të industrializuara ripohuan angazhimin e tyre në luftën kundër financimit të terrorizmit që u siguron terrroristëve mjetet e nevojshme për kryerjen e sulmeve, duke mbështetur financiarisht rrjetet dhe shpërndarë ideologjitë e tyre me anë të propagandës. (javanews.al / r.a)