• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fytyra të lëmuara përballë Ismet Elezit

by Frrok Çupi
11/04/2025 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

I pari që e kishte hekurosur fytyrën dhe s’dinte pse ishte aty e çfarë kërkonte, ishte Presidenti i Republikës. E pashë me detaje.. Të tjerët më pak se ai.

Gjykatësi i madh kishte hyrë ‘offside’ në një sallë me shtetarë, ku tani nuk ka asnjë punë.

Ismet Elezi, profesori i të Drejtës Penale, në kohën e krimit të madh (si Depresioni i madh ose si Dimri i Madh), është njeriu më i papunë. SPAK, me njëzet petritë, po e bën zap krimin me pak mjete: Ca ngrefosje, ca pallate, ca marifete, ca injoranca, me pak leksione nga FBI…, dhe kaq.

Profesori nuk ka punë.

Të thuash mëkat, kjo është shumë pak… Kudo penalitet, por penalisti më i madh i kohërave s’ka asnjë punë.

Nuk e do kush. ‘Kush’ s’do me thënë gjë, më falni pse e përdora. Se ‘nuk e do kush’ ka kuptimin që nuk e do populli. Po ç’vend ka populli me Drejtësinë, aq më tepër me Drejtësinë Penale? Populli, në fund të fundit ka ndershmëri dhe sinqeritet; dhe kaq ka për detyrë, baziken. Po presidenti, po ministri, po gjykatësi, po prokurori, po krimineli, po i pandehuri?…

-Ç’janë këta prokurorë?, kishte shfryrë një ditë profesori me mikun e tij juristin e shquar, Njazi Jaho.

-Janë edhe nga ata që ua ke firmosur edhe ti librezën e notave- tha Njaziu.

U mendua pak: “Po, e vërtetë, unë i firmosa, por pastaj trokitën në derë tjetër!’, bëri ironi.

Ismet Elezi, para dy ditësh mbushi 105 vjeç.

E ftuan në një sallë universiteti, dhe erdhi. E mori vesh presidenti i Republikës, dhe tha ‘po vij edhe unë’. Mu duk se të gjithë i vinin rrotull me kureshtjen se ‘po shikonin një  njeri 105 vjeç’, dhe vetëm kaq. Më erdhi të mbyll çdo. Asnjë nerv tjetër nuk lëvizte në fytyrat e tyre.

Përveç studentëve që as e kuptonin pse i kishin ftuar në atë sallë. Vetë presidenti i Republikës kishte mbërritur sa për një ‘të pame’.

Më erdhi si gjynah me kryetarin e shtetit. Lodhej e hekuroste fytyrën sa nga njëra anë e sa nga tjetra. ‘A ta çmonte profesorin e si ta çmonte?’. Ndiente frikë. ‘A do ta pranonte populli lavdërimin për profesorin, apo do të kërkonte shkarkimin e presidentit?’. Po këta të partive politike çfarë mund të thonin?…

Sa herë i vinte një mendim kundër tjetrit, presidenti lëmohej më shumë.

Kreu i shtetit është i dorëzuar para të vërtetës.

E vërteta nuk është fe për të gjithë. E vërteta nuk është as ‘e madhe’, as e vogël. Atë o e ke o s’e ke në flegrat e hundës dhe e ndien.

Sepse e vërteta më e fundit është kjo: Që Ismet Elezi nuk ka asnjë titull, asnjë vlerë, asnjë dekoratë, asnjë Honor të akorduar nga kryesimi i shtetit. S’ka ngel ‘qen e mace’ pa një gjë të lidhur në qafë.

As Akademia e Shkencave nuk ka pranuar që në librarinë e saj të ketë as edhe një copë nga njëqind veprat shkencore të Ismet Elezit. Mund të jenë jo fiks 100, por 98 vepra, ose edhe 102, por asnjë prej tyre në Akademinë Kombëtare.

Kjo nuk është më e keqja.

Më e keqja është shtirja; s’ka më të rëndë se shtirja. Shteti, kur e di se s’ka pse, të mos shfaqet para një kolosi të dijes. Apo sa për të dëshmuar se ‘e pashë edhe Ismet Elezin, ma vini në CV dhe fb’.

Edhe të tjerë po kështu. A iu duhet Drejtësia, siç po thoni? Dhe nuk iu duhet Shkenca e Praktika e Drejtësisë? E pamundur të qëndrojë Drejtësia vetëm si ryshfet dhe si injorancë. Pa teori? Çudi…. Kjo është shtirje. Mes nesh ka juristë të ditur, të denjë, të drejtë e me integritet…, ku janë?. Ngremë e ulim Dumanin, shokun e Dumanit, nxënësin e të bijës së atij tjetrit…

Nuk duan të vërtetën. Edhe kur e vërteta mbush moshën 105 vjeç para syve të tyre, këta nuk kanë pasur rast ta shohin.

E para, sepse nuk duan ta shohin, se nuk e duan të vërtetën, veçse të vërtetën e tyre.

E dyta, se nuk janë gati të japin jetën për të vërtetën. Në këtë stinë zgjedhjesh parlamentare do të duhej t’u kërkohej kandidatëve: ‘E jep jetën ti për të vërtetën? Nënshkruaje këtu!’. Ndryshe s’kemi gjë.

As për pastërtinë nuk japin gjë. Pastërtia është e para. Pastërtia nuk arrihet duke bërë grimasa në fytyrë. Qartësia, pastërtia, higjiena personale janë kusht për ekzistencë. Një hekurosje në fytyrë është një zero.

Në qoftë se nuk i shikon këto, kjo nuk është verbëri, por frikacakllëk. Këta e kanë frikë Ismet Elezin, sepse Ismet Elezi u përket ‘dinosaurëve’ në zhdukje, që erdhën nga shkollat e mëdha të botës dhe me integritet. Frikën bëjnë sikur nuk e shohin.

Por Ismet Elezi, sidomos tani pas 105 vjetësh, nuk ka kohë për të humbur me budallëqe. ‘Dua thelbësoren, sepse shpirti im tani ka ngut!’, shkruan artisti, shkrimtari e gazetari i famshëm Mario de Andrade.

Next Post
Kreu 7 vjedhje për 48 orë, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Kreu 7 vjedhje për 48 orë, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com