Disa ditë më parë Sali Berisha, me zell dhe me bindjen se kishte zbuluar një skandal të madh, publikoi, ashtu siç e ka zakon pa i verifikuar asnjëherë më parë, disa foto të cilat pretendonte se ishin të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe që verifikonin sipas tij faktin që kryetari i bashkisë së Tiranës kishte lidhje me Iranin. Për këtë gjë Berisha pretendonte se ishte informuar nga Informator i Shërbimeve Sekrete të Huaja! Por në fakt Shqiptarja.com ka zbuluar se kush është informatori i huaj i Sali Berishës!
Mesa duket dikush është tallur keq me Sali Berishën, një tallje të cilën ‘informatori i huaj’ e ka përgatitur shumë bukur dhe me detaje interesante. ‘Informatori i Shërbimeve të Huaja’, e nis mesazhin duke thënë se ish-Themeluese e organizatës ‘Mjaft’ e po ashtu pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të G99, për të bërë më të besueshme lidhjen me Veliajn.
Lidhja e Veliajt me iranianët sipas ‘informatorit të huaj’ të Berishës qenka një ish- e dashura gjermane e kryebashkiakut me emrin Farah Klauss, me baba nga Gjermania Lindore e me nënë iraniane, e cila ishte trashëgimtare e një familje të lidhur ngushtë me regjimin e Iranit. Për tu tallur deri në fund me Berishën, ‘Informatori’ i ka nisur edhe një foto të vajzës, e cila është e dashura e kitaristit Joe Walsh, për të cilin Berisha e besonte se është Veliaj.
Sipas ‘Informatorit të Shërbimeve të Huaja’ sot Farah Klauss, ka edhe një biznes në Gjermani dhe mban kontakte e miqësi edhe me lobistin Dorian Duçka. Në fund të mesazhit, ‘Informatori i Shërbimeve të Huaja’ i kërkon Berishës që t’i ruaj anonimatin pasi i rrezikohet jeta! ‘Pa merak’ i thotë Berisha ‘Informatori të Huaj’.
Kështu e ka pësuar Sali Berisha, i cili në fakt e ka merituar për këtë, pasi ka vite që e ka bombarduar opinionit publik dhe shqiptarët me gënjeshtra, të cilat as nuk i verifikon, por ja atribuon qytetarit digjital, të cilit i ka besuar të gjithë komunikimin publik të gjithë këtyre viteve. Informacione që kanë dëmtuar njerëz, por që Berisha nuk do t’ja dijë fare. Informacione të cilat prekin persona konkret, duke mos u shqetësuar fare se ka shkatërruar jetë njerëzish.
Mesazhi i plotë i ‘Informatorit të Shërbimeve të Huaj’ për Berishën
I nderuar zoti Berisha, Une qe po ju shkruaj sonte jam nje ish themeluese e organizates MJAFT, ish themeluese e organizates Save the Children ne Tirane dhe Ljubjane si dhe pjese e listes se kandidateve per deputete te partise G99 ne vitin 2009 per Tiranen.
Kam ndjekur me vemendje denoncimet tuaja per Erion Veliajn sa i takon lidhjeve te tij me iranianet. Denoncuesi italian qe ju i referoheni ka kuptuar me intuite dicka qe une e kam jetuar vet dikur dhe jam ne gjendje ta vertetoj plotesisht. Lidhja e Erion Veliajt me kanalet iraniane eshte ish e dashura e tij Farah Klauss me baba gjermano-lindor dhe me nenen iraniane trashegimtare e nje familje te lidhur ngushte me regjimin e Iranit.
Po ju dergoj disa foto te udhetimit te Veliajt ne vitin 2008 ne Teheran se bashku me te dashuren e tij Farah Klauss. Keto foto ne ate kohe ju treguan nje grupi shume te ngushte ne chatin e brendshem te MJAFT -it ne Gmail dhe i ruaj prej asaj kohe.
Erion Veliaj eshte pyetur ne detaje nga ish ambasadori Ëithers per ate udhetim dhe per fotot ku ai cuditerisht shfaqej me paruke gjate qendrimit te tij ne Teheran.
Ish e dashura e tij Farah Klauss jeton ne Gjermani dhe prinderit e saj kane nje biznes me shtetin e iranit fakt ky i vertetueshem dhe nga investigimi i Washington Post qe une po ju a nis bashke me fotot.
I nderuar zoti Berisha, publikimi i ketyre te dhenave do e trondite Erion Veliajn por une jam e vendosur qe e verteta te dale ne drite per kete mashtrues dhe per njeriun me mosmirenjohes qe kam njohur ne jeten time. Nese mosmirenjohja do kishte nje sinonim, ai sinonim do mbante emrin Erion Veliaj.
Kontakto nga po ju informoj do zhduket pasi une mund ta gjej veten te rrezikuar nese keto materiale publikohen. Farah Klauss jeton dhe ben biznss ne Gjermani ajo mban kontakte dhe miqesi dhe me lobistin Dorian Ducka. Ju lutem mos e ekspozoni kontaktin tim nese vendosni te denonconi keto fakte.
/s.f
Para nja pesë vjetëve, u tallën me Berishën, edhe me fshatin “QIVRYMË” në Memaliaj, sikur kryeplaku mbillte kanabis.
E hëngri Sali pordha, dhe e botoi si informacion nga qytetari digjital.
Kështu edhe kjo puna e Lali Erit, si puna e drogës në fshatin Qivrymë….